Futboll La Liga Sport

PRITET PREZANTIMI/ Barcelona gati tapetin e kuq, ylli i Manchester City-t do të prezantohet në…

Me apo pa dritën jeshile nga Liga spanjolle e futbollit, Barcelona e ka vendosur të firmosë me sulmuesin e Mançester Sitit, Ferran Torres. Madje, mediat spanjolle kanë bërë me dije se klubi katalanas ka përcaktuar edhe datën e prezantimit të sulmuesit 21-vjeçar.

Sipas “La Vanguardia” dhe “Sport”, Ferran Torres do të prezantohet si lojtar i Barcelonës më 28 dhjetor, pra fill pas pushimeve të Krishtlindjes.

Edhe pse në fakt mungon zyrtarizmi i transferimit të sulmuesit nga Siti te Barça, në kryeqendrën e Katalonjës kanë bërë gati gjithçka.

Barça dhe Siti kanë rënë dakord për shifrat e transferimit, teksa “Qytetarët” do të përfitojnë 55 milionë euro drejtpërdrejt dhe 10 milionë të tjera në formë bonusesh të ndryshme, për ta çuar shifrën finale të transferimit në 65 milionë euro.

“La Fanguardia” ka bërë me dije se Barça do të zyrtarizojë afrimin e sulmuesit të kombëtares spanjolle më 27 dhjetor.

KAVANI – E ndërsa marrëveshja me Ferran Torres është e mbyllur, mediat spanjolle pranë Barcelonë kanë bërë me dije se klubi katalanas ka zbehur interesimin e vet për shërbimet e sulmuesit të Mançester Junajtidit, Edinson Kavani.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Ronaldo kërkon largimin e këtij lojtari nga Juventusi

Delo.autor

VIDEO/ Bayern dyfishon rezultatin ndaj Dortmund, Muller i papërmbajtshëm

Q.Autor

LUKAKU NË LONDËR/ Zëvendësuesi i belgut zbarkon në Milano, gati vizitat mjekësore dhe kontrata

Delo.autor

Leave a Comment