Futboll Kategoria Superiore Sport

PIKANTET E SKËNDERBEU-EGNATIA/ Takaj e quajti “maskara”, në ndeshje u zëvendësua i pari

Në Skënderbeu-Egnatia i ftohti u ndie më shumë se në çdo ndeshje të këtij sezoni të luajtur deri më tani në Korçë, me temperaturat që shkuan 2 gradë. “Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante.

* Gjyqtari i FIFA-s, Eldorian Hamiti, i kontestuar fuqishëm nga presidenti Ardjan Takaj pak javë më parë, ishte kryesor në ndeshjen e djeshme, por me sa duket, nuk e kishte bërë nxehjen mirë. Në minutën e 51-të ai pësoi një tërheqje muskulore. Loja u ndërpre pak minuta dhe stafet mjekësore të të dyja ekipeve i erdhën në ndihmë. Hamiti u rikthye në fushë, por rezistoi vetëm pak minuta, duke mos ia dalë të vijojë gjykimin. Kryesorin nga Lezha e zëvendësoi për 36 minutat e mbetura arbitri i katërt, Ardian Beqiri. Si për ironi të fatit, largimi i Hamitit nga fusha ishte zëvendësimi i parë i takimit, pasi të dyja skuadrat deri në atë minutë luanin me të njëjtat formacione.

* Trajneri i Egnatias, Zekirija Ramadani, debutoi në Korçë me ndryshime të rëndësishme në formacion, për t’i dhënë një tjetër impuls ekipit. Ai kërkoi të fuste në grackë Skënderbeun dhe arriti të rezistonte deri në pjesën e dytë. Memelli nga ana tjetër iu përgjigj me një rreshtim ndryshe nga ndeshjet e kaluara, pikërisht 3-4-3. Për këtë arsye luajti nga minuta e parë në mbrojtje edhe Bajrami.

* Veç Ramadanit, i cili qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në këmbë, më “problematiku” për arbitrin e katërt ishte asistenti i tij, Eduard Thartori. Arbitri i katërt, Beqiri, debatoi disa herë më ndihmësin e Ramadanit, duke e kërcënuar se do ta nxirrte jashtë nëse vijonte të kontestonte.

“Ulu, qëndro në stol. Mos e tepro! Është hera e disatë që po të paralajmëroj. Mos më detyro të të nxjerr jashtë”, i tha arbitri.

* Migen Memelli shkundi ekipin në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit mes pjesëve. Toni ka qenë i lartë dhe urdhërues. “Duhet të shënojmë. Jemi më të mirët në fushë dhe nuk mund ta çojmë dëm këtë takim. Ta zhbllokojmë ndeshjen sa më shpejt për të qenë më të qetë. Unë kam besim te ju. Mos zhgënjeni tifozët që po ju mbështesin”, ishin fjalët e trajnerit të Skënderbeut në dhomat e zhveshjes.

* Për minuta me radhë, Egnatia ra nën presionin e Skënderbeut dhe kjo sigurisht që nuk i pëlqeu aspak trajnerit Ramadani. Britmat e tij ishin të pafundme drejtuar lojtarëve. “Kujdes topin e dytë, nuk e shikoni se po ju asfiksojnë?” Më vonë trajneri nisi zëvendësimet.

Related posts

“The Sun”: Luis Enrique tek Arsenali, merr dhe mesfushorin e Romës

Sadik.Autor

SPEKTAKËL I GARANTUAR/ Jo vetëm Barça-Real, sot luhet dhe disa super sfidë të tjera

Isa.Autor

E ARDHMJA NË DYSHIM PËR PORTIERIN/ Navas: Unë pranoj zgjedhjet e trajnerit, ndaj…

Isa.Autor

Leave a Comment