Futboll Premier League Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea mposht Leeds me përmbysje në frymën e fundit dhe mban hapin me liderët

Vuajti shumë, por në fund Chelsea ia doli t’i marrë të trija pikët në shtëpi ndaj Leeds United. “Blutë” triumfuan 3:2, në një ndeshje që pati ndryshime të mëdha në rezultat.

Kështu, Chelsea këndellet pas humbjes që e pësoi ndaj West Hamit dhe rikthehet te fitoret për të mbajtur hapin me liderët e tabelës.

Leeds United arriti të kalonte në epërsi në minutën e 28-të të ndeshjes. Raphinha u tregua i saktë nga penalltia.

Nuk vonoi shumë dhe ekipi i Tuchel u kundërpërgjigj. Ishte Mason Mount që barazoi shifrat në minutën e 42-të, rezultat ky që mbylli pjesën e parë.

Në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë. Fillimisht ishte Jorginho që realizoi nga penalltia në minutën e 58-të. Gelhardt barazoi rezultatin në 2:2 në minutën e 83-të të ndeshjes.

Por, në sekondat e fundit të ndeshjes u akordua edhe një penallti për Chelsean, nga ku i saktë u tregua sërish Jorginho, që i dha fitoren ekipit të tij.

Me këtë fitore Chelsea tani ka 36 pikë dhe gjendet në vendin e tretë, dy pikë më pak se City dhe një më pak se Liverpooli.

Në anën tjetër, Leeds United mbetet në vendin e 15-të me 16 pikë të tubuara.

Related posts

KRITIKAT E SULMUESIT “KUQEZI”/ Crespo shprehet: Bashkëlojtarët e tij duhet ta ndihmojnë atë, mos e…

Isa.Autor

I JASHTËZAKONSHËM NË FRANCË/ Shikoni “MAGJINË” e futbollistit shqiptar që realizon direkt nga këndi (VIDEO)

Delo.autor

ARBITRI NUK E FAL/ Lojtari i Leicester City merr karton të kuq pas SIMULIMIT QESHARAK (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment