Futboll Premier League Sport

METODA E ÇUDITSHME E SOLSKJAER/ Inkurajon grindjet brenda ekipit në stërvitje për…

Ole Gunnar Solskjaer i ka thënë skuadrës së Manchester United të inatoset me njëri-tjetrin në prag të ndeshjeve që do të shërbejë si një barometër për të parë se sa shumë janë përmirësuar.

Solskjaer, i cili aktualisht ndodhet bashkë me ekipin në Dibai për një mini-fazë përgatitore,  ka inkurajuar grindjet brenda ekipit në stërvitje për të promovuar një mentalitet fitues.

“Kam vënë re se janë tepër të lidhur me njëri-tjetrin,” shprehet norvegjezi. “Është një atmosferë fantastike, e cila është një nga gjërat më të rëndësishme në një skuadër.

“Nuk është e thënë të jesh shok i ngushtë. Edhe unë kam bërë nja dy sherre kur kam qenë lojtar, por kjo ndodh ngaqë kërkohet shumë prej nesh.

“Nëse seanca stërvitore përfundon me një grindje të vogël, nuk është diçka e keqe sepse do të thotë se ata janë fitues, ata duan të përmirësohen.

“Nëse nuk e ke problem të humbësh në stërvitje, do të humbësh edhe në ndeshje.”

Related posts

Panucci: Lojtarët nuk kishin gjendje fizike, e pamundur të punohej

Sadik.Autor

ZBULOHET LISTA/ FIFA publikon renditjen, Italia përsëri para Anglisë

Delo.autor

RUSI 2018/ Katër të verbër stërviten te Gjermania

Sadik.Autor

Leave a Comment