Futboll La Liga Sport

SFIDA DERBI NDAJ ATLETICO MADRID/ Ancelotti: Shpresoj të kem fatin e Simeone edhe unë

Carlo Ancelotti u shfaq telematikisht para mediave në prag të derbit kundër Atlético Madridit. Trajneri ka konfirmuar se Benzema është gati për ndeshjen dhe se do të luajë kundër “rojiblancos”.

Hazard dhe Joao Félix…; a është më e vështirë të menaxhosh lënien e një lojtari në stol kur ka kushtuar 100 milionë euro?
Gjëja më e vështirë nuk është të ulësh një 100-milionësh në stol, por çdo lojtar në pankinë. Dhe më vonë, nëse ai është lojtar profesionist serioz, bëhet edhe më e ndërlikuar.

A ju është dashur të ndryshoni ndonjë ide që keni pasur mbi lojën për karakteristikat e formacionit?
Është një aspekt që duhet ta marr parasysh, është gjëja e parë që duhet të vlerësosh. Të gjithë trajnerëve iu pëlqen të luajnë në sulm dhe me një prekje topi, të qëndrojë në fushën e kundërshtarit për 90 minuta, por nuk mund të bëhet gjithmonë. Kjo varet edhe nga kundërshtari, karakteristikat e lojtarëve në dispozicion. Nëse dua të shtyp më lart, lojtarët si Valverde ose Camavinga mund të jenë më të dobishëm.

A është Courtois në kulmin e karrierës së tij?
Ai ka një karrierë shumë të kompletuar. Tani spikat sepse është një portier i madh. Ka shumë prezencë në zonën e rreptësisë, është ajo që bie më shumë në sy.

Skuadra duket më e mirë se sezonin e kaluar…
Ne luajmë çdo tri ditë, e vlerësojmë mirë gjendjen e lojtarëve. Është një periudhë e sezonit ku thuajse nuk ke kohë të stërvitesh. Sidoqoftë, nuk është sekret, të gjitha skuadrat janë në këtë pozitë (ngjeshjeje kalendari).

Si ka ndryshuar Atlético me të cilin jeni përballur në eksperiencën e parë?
Ka ndryshuar karakteristikat e lojtarëve. Tani është skuadër me më shumë cilësi individuale. Ruan të njëjtin angazhim kolektiv që kishte më parë, të njëjtin mentalitet.

Me cilin lojtar do të nënshkruanit nga Atlético Madridi?
Ka shumë që më pëlqejnë: Griezmann, Luis Suarez, De Paul… Pas tyre janë mjaft të tjerë, lloji i tyre mbrojtës më pëlqen.

Çfarë i solli Atlético Madridit trajneri Simeone?
Nuk jam unë, ai që duhet të them se çfarë ka bërë Simeone tek Atlético. Ai e ka vendosur skuadrën që drejton në mesin e më të mirave në Evropë. Ajo që ka ndodhur me Simeone është çfarë duan të gjithë trajnerët, të qëndrojnë në një klub për një kohë të gjatë dhe të lënë gjurmë. Është ëndrra e çdo trajneri. Shpresoj se mund të më ndodhë edhe mua në Madrid.

Çfarë prisni nga Atlético Madridi nesër?
Nuk e di se çfarë loje do të bëjë. Jemi dy skuadra që përdorim kundërsulmin. Duelet mund të jenë aspekte shumë të rëndësishme në këtë derbi. Atlético është një rival shumë i fortë. Është një ndeshje shumë, shumë e vështirë për të dyja skuadrat.

Si është Benzema?
Sot u stërvit mirë. Ai ka pasur një ndjenjë të mirë, është në dispozicion dhe do të luajë nesër. Dua të vlerësoj punën e ekipit mjekësor dhe trajnerëve.

Çfarë do të thotë derbi për ju?
Statistikat thonë se vlen tri pikë. Më pas aspekti emocional, të luash një derbi ndaj një rivali të drejtpërdrejtë. Është e qartë se kjo do të ushtrojë më shumë presion mbi të dyja skuadrat.

Related posts

KORONAVIRUSI NË SERIE A/ Sezoni mbyllet tani, asnjë skuadër nuk shpallet kampion

Delo.autor

Hakaj: Emocion i madh, Teuta mund t’ia dalë

Sadik.Autor

AKOMA PA NISUR PUNËN SI TRAJNER I SHQIPËRISË/ Edi Rejës i ndodh një e papritur

Delo.autor

Leave a Comment