Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Memelli “kërcënon” rivalët: Shkojmë në Shkodër për të marrë 3 pikët

Migen Memelli foli në konferencë për shtyp ndeshjen e nesërme në “Loro Borici”. Ai shprehet optimist për duelin me Vllazninë: “Çdo ndeshje ka planin e saj. Do të shkojmë me një plan të detajuar në Shkodër, sepse Vllaznia është një skuadër pretendente. Gjithsesi jam i bindur se si në çdo ndeshje tjetër, edhe atje do të bëjmë një paraqitje të jashtëzakonshme.

Faktori fushë në futboll tani nuk ndikon shumë, por ne do të bëjmë mirë, është një terren i mirë dhe do të shkojmë me mendimin që performanca të mos bjerë nga ndeshjet e fundit. Kjo do të thotë se do të bëjmë maksimumin për të marrë pikët e plota në Shkodër.

Ne guxojmë në çdo fushë të Shqipërisë për të marrë maksimumin, pavarësisht kush është kundërshtari. Ne do të guxojmë sepse kemi harmoninë  e mirë në skuadër, kemi cilësi dhe nga këto gjëra kemi besim si staf teknik”.

Related posts

3 GOLA DHE 1 ASIST/ Serie A shpall lojtarin më të mirë të marsit sulmuesin…

Delo.autor

Zyrtarizohet gjithçka, Kamer Qaka firmos me Steaua Bukuresht

Sadik.Autor

ARGJENTINË-BRAZIL/ Pësoi dëmtim ndaj Kolumbisë, super sfida humb yllin e madh…

Delo.autor

Leave a Comment