Futboll Seria A

Mertens: Ghoulam si Marcelo, më i miri në Seria A!

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen belge, sulmuesi i Napolit, Dries Mertens, ka folur për pretendimet e Napolit, por edhe për shokun e tij të ekipit, Ghoulam, të cilin e ka konsideruar më të mirin në Seria A të Italisë, për rolin që mban. “Ky sezon për shkon shumë mirë, kemi një skuadër të madhe dhe futbollistë të shkëlqyer. Jemi të parët në kampionat, duam të vazhdojmë të mbajmë këtë ritëm. Ndjejmë keqardhje për eliminimin nga Champions League, por kemi ende Europa League dhe do të tentojmë të fitojmë këtë kupë”, deklaroi Mertens.

“Ghoulam? Faouzi i ndjek shumë futbollistët në rolin e tij, si për shembull Marcelo që po bën gjëra të mrekullueshme te Real Madrid. Çdo ditë më thotë se duhet të mbajë këtë ritëm, njëlloj si Marcelo. Në Itali është më i miri në rolin e tij, nuk ka asgjë tjetër për të shtuar. Rinovimi i tij është një sinjal i rëndësishëm. Dëmtimi i tij ishte një goditje e rëndë për të gjithë skuadrën, jo vetëm për mua. Më dëmtoi sepse me Faouzi kishim një shpërthim të pabesueshëm. Tani po rikthehet mirë dhe mendoj se mund të na surprizojë, ndonëse nuk është ende në 100%”, përfundoi sulmuesi i Napolit.

Related posts

Dy brazilianët takohen me presidentin e Kamzës/ Lajme të mira në kampin kryeqytetas pas qëndrimit në Superligë

Sadik.Autor

HYRJA E VRASËSE E PORTIERIT/ Sulmuesi tregon lëndimet e tij dhe bën shaka: Si ta shpjegoj në shtëpi? (VIDEO)

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Marcos Silva është trajneri i ri i Everton

Sadik.Autor

Leave a Comment