Futboll Kategoria Superiore Sport

TEK EGNATIA JANË NË PRITJET TË TRAJNERIT TË RI/ Allmuça: E ndalim sërish Tiranën, synimet tona nuk…

Në kampin rrogozhinas po vijojnë normalisht seancat për javën anti-Tiranë. Përgatitjet po ecin me ritëm të shpejtë dhe po kryhen po në kompleksin “Olimpik” në qytetin e Durrësit. Drejtuesit kanë menduar që duke qenë se moti ka qenë me reshje, të ruhet edhe terreni i fushës së stadiumit për përballjen me bardheblutë.

Nën drejtimin e dyshes së trajnerëve të komanduar ThartoriDaiu puna për marrjen e ngarkesave po vijon pa asnjë problem. Grupi i lojtarëve është i plotë, me përjashtim të Agbekpornu që po riaftësohet, por me ritme të lehta. Mbrojtësi Ilir Allmuça ishte një nga më të dalluarit ndaj Kukësit ku fitoi çdo duel me kundërshtarët. Pavarësisht se golat u pësuan në të tjera kënde, skuadra që nga mbrojtja ishte në kërkim të suksesit të radhës, po parashikimi nuk u arrit. Duhet theksuar se Allmuça është i vetmi që ka mbi dy sezone si pjesë e Egnatias dhe kurdoherë nuk zhgënjen.

KUKËSI – “Pësuam një humbje të pamerituar ndaj Kukësit së fundmi në transfertë. Tashmë gjithçka u arkivua dhe duhet ta kthejmë vëmendjen vetëm te kundërshtari i radhës që është Tirana. Kishim parashikuar se nuk do të dilnim pa pikë ndaj kuksianëve që ashtu si në fazën e parë na shkaktuan humbje. Menduam të ishim aktivë, po edhe fati ishte kundër nesh atë ditë. Humbja na tronditi të gjithëve. Jemi skuadër që kemi bërë mirë në transferta deri tani po atë ditë ishte gjithçka kundër”.

REZULTATET– “S’na mungon asgjë që të rikthehemi te rezultatet pozitive. Po kalonim një formë të mirë, pasi kemi shumë cilësi e përvojë në çdo repart po ndonjëherë ekuilibrat e duhur prishen dhe nga detajet. Ne luajmë në fushë, por në disa javë nuk kemi marrë hakun tonë. Me gjithë mend jemi debutues në Superiore, po presidenti e drejtuesit i kanë dhënë Egnatias tjetër panoramikë. Çdokush si kundërshtarët e me radhë duhet të na vlerësojnë”.

TIRANA– “Synimet tona nuk ndryshojnë kudo luajmë për pikë. Ndaj Tiranës shihet si përballje e bukur po na bëjnë punë vetëm pikët e plota. Luajmë përpara tifozëve tanë dhe nuk duhet të gabojmë. Mbetem besim plotë se duke qenë gjithçka ‘Fair Play’ do arrijmë qëllimin final qe kemi”.

NDESHJA E PARË – “Optimizmi i madh që kishim në Tiranë bëri që t’u marrim një pikë me vlera bardhebluve. Shpresoj të shfaqim anët më të mira”.

ASPEKTI PERSONAL – “Mendoj të bëj gjithmonë më të mirën. Ndihem i vlerësuar tek Egnatia dhe fanellën e besuar ta nderoj gjithmonë. Zbatoj me përpikmëri detyrat e dhëna në mbrojtje e dal i fituar në fund. Premtoj një tjetër sezon pozitiv nga ana ime rolin ku bëj pjesë”.

Related posts

U TRANSFERUA ME BUJË/ Aguero harxhoi 500 mijë euro sapo mbërriti në Barcelonë për të blerë një…

Delo.autor

KOMPLETOI KALIMIN E TIJ TEK ARSENAL/ Flet Dani Ceballos: Doja të largohesha me çdo kusht nga Reali, sepse…

Delo.autor

BARCELONA-VALENCIA/ Pas aksioni me presing të lart, Araujo ndëshkon për “Katalanasit” me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment