Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ TEUTËS/ “Buzëqesh” Shehi, sulmuesi i Tiranës rikthehet nga dëmtimi dhe projektohet titullar

Te Tirana kanë vazhduar edhe dje përgatitjet për sfidën me Teutën. Bardheblutë nuk kanë pasur në dispozicion Filip Najdovskin i cili është dëmtuar dhe dje ishte civil në stërvitje.

Lojtari ka një shqetësim në kofshë dhe me shumë mundësi do të humbasë sfidën me Teutën, madje edhe atë me Partizanin në derbi. Vetëm një mrekulli mund ta kthejë titullar në fushën e lojës lojtarin e bardhebluve që me shumë mundësi ka humbur 2021-shin.

Nga ana tjetër, me ekipin është bashkuar sulmuesi Redon Xhixha, i cili është gati për të luajtur dhe me shumë mundësi do të jetë titullar në sfidën e ditës së diel.

Nga ana tjetër, Shehi ka kërkuar prej lojtarëve të tij që të jenë të përqendruar. Trajneri është i bindur dhe ka kërkuar gjashtë pikë të plota nga Tirana që të mbyllë në vendin e parë këtë vit duke treguar forcën e kampionatit.

Pesë lojtarë rrezikojnë derbin me Partizanin nëse ndëshkohen me kartonë të verdhë ndaj Teutës.

Bëhet fjalë për Najdovskin, Seferin, Limajn, Behiratçen e Hotin. Në mungesë të Najdovskit, Tirana do të luajë me Bekajn në portë.

Më tej formacioni përbëhet nga Toshevski, Behiratçe, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Totre, Limaj, Seferi, Ngo e Xhixha. Skuadra nuk do të rreshtohet me tre mbrojtës, por do t’i kthehet skemës klasike 4-2-3-1.

Related posts

De Biasi te skuadra italiane, e konfirmojnë mediat përtej Adriatikut (FOTO)

Sadik.Autor

VALENCIA-REAL MADRID/ Soler rihap sfidën ndaj “Los Blancos” pas 5 minutave të “çmendura” (VIDEO)

Delo.autor

Thibaut Courtois prapakthehu: Ky është vendimi i fundit nga portieri belg

Isa.Autor

Leave a Comment