Futboll Seria A Sport

KRITIKON ASHPËR MILAN/ Saki: Nuk është më një skuadër, por një grup lojtarësh i shpërndarë në fushë

“Milani nuk i zgjidh problemet duke blerë një futbollist”. Ky është komenti i një figure të njohur për kuqezinjtë si Arrigo Saki, i cili në vlerësimin e tij aktual për skuadrën, nuk është kursyer me kritikat.

Ish-trajneri i Milanit të famshëm të holandezëve, ka bërë një analizë të situatës që po kalon skuadra e  Piolit dhe gjërat nuk është se janë mirë me 7 pikë në 6 javët e fundit.

“Mungon loja, Milani kishte ndërtuar gjithçka mbi lojën dhe lëvizte si skuadër. Dje, Napoli ishte më kompakt, ndërsa Milani po përjeton një moment konfuzioni total”, tha ai për “Gazzetta dello Sport”.

“Një këshillë, ky moment nuk zgjidhet duke u munduar që të zgjidhen të gjitha gjërat bashkë, por duke filluar nga problemi më i rëndë. Dhe problemi më i rëndë te ky Milan është ai që nuk është një skuadër, por një grup i shpërndarë në fushë ku lëvizin të gjithë në mënyrë individuale. Gjëja më e lehtë është të biesh në kurthin e suksesit, më mirë të themi kur mendon se mund të fitosh lehtësisht”, tha Saki.

Related posts

PO PËRGATITET PËR NDESHJET ME TURQINË DHE MOLDAVINË/ Risi në Kombëtare, Reja afron fantazistin që luan në Holandë…

Delo.autor

ÇMEDURIA E MERKATOS/ Barcelona dhe Arsenal bëjnë gati një shkëmbim të bujshëm

Isa.Autor

E BUJSHME/ Kaq para fituan në Europa Ligë disa nga ekipet kryesore

Isa.Autor

Leave a Comment