Futboll Sport

SHIRITI I “MALLKUAR”/ Nga Fabregas tek Aubameyang, Xhaka i druhet tersit tek Arsenal (FOTO)

Shiriti i kapitenit është kthyer në një çështje tek Arsenal. Anglezët ja hoqën privilegjin sulmuesit Aubamejang për shkak të thyerjeve të njëpasnjëshme të rregullores. Këto probleme lojtarit i ndodhën pasi ai u gradua kapiten. Por ky nuk është rasti i vetëm.

Numrat nuk gënjejnë dhe lojtarët që kanë mbajtur shiritin e kapitenit vitet e fundit, kanë pasur një kthesë 360 gradë të karrierës. Por cilët janë ata lojtarë?

Uilliam Gallas (2007-2008)

Iu hoq shiriti pasi kritikoi ekipin e tij përballë mediave, duke thënë që nuk kishin guxim.

Fabregas (2008-2011)

Hyri në depresion sepse donte aq shumë të largohej saqë përgjysmoi pagën.

Van Persi ( 2011-2012)

U rebelua ndaj klubit dhe e braktisi ekipin për të shkuar tek rivalët e Mançester Junajtid.

Tomas Vermalen ( 2012-2014)

Pati shumë dëmtime dhe si rrjedhojë e humbi vendin në formacion.

Mikel Arteta (2014-2016)

Qëndroi shumë kohë jashtë fushave për shkak të dëmtimeve dhe luajti vetëm 16 ndeshje në Premier Ligë.

Mertesaker ( 2016- 2018)

Pësoi një dëmtim në gju dhe luajti vetëm 7 ndeshje në Premier Ligë.

Koshienli (2018-2019)

U detyrua të transferohej në Francë tek skuadra e Bordos sepse refuzoi të grumbullohej me ekipin gjatë fazës përgatitore.

Granit Xhaka (2019)

Pati një konfrontim me tifozët e Arsenalit pas zëvendësimit nga fusha e lojës.

Aubamejang ( 2019-2021)

Iu hoq shiriti për thyerje të disiplinmës.

Të gjithë lojtarët e sipërpërmendur kanë shkëlqyer gjatë karrierës së tyre, por gradimi si kapiten i Arsenalit i “mallkoi” ata. Xhaka është i paralajmëruar pasi shihet si një ndër pretendentët për tu bërë përsëri lideri i “topçinjve”.

Related posts

Chelsea gjen mbrojtësin që i duhet…

Sadik.Autor

ZBULON RECETËN PËR “EL CLASICO”/ Trajneri Zidane: Barcelona nuk është vetëm Messi

Delo.autor

RUSI 2018/ Enzo Perez zëvendëson Lanzini-n tek Argjentina

Sadik.Autor

Leave a Comment