Futboll Sport

SHKËLQYEN KËTË FUNDJAVË NË EUROPË/ Shihni 5 futbollistët shqiptarë me notën më të lartë

Kjo fundjavë ka qenë mjaft e mirë për shumë futbollistë shqiptarë në Europë, të cilët kanë treguar vlerat e tyre duke dhuruar një lojë të mirë me skuadrat përkatëse e jo detyrimisht duke shënuar gol.

Në përmbledhjen statistikore për futbollistët shqiptarë që ka përpiluar “SOFA SCORE” për “PANORAMA SPORT” me paraqitjet e fundjavës, bie në sy në fakt se lojtari shqiptar që ka spikatur më shuam dhe ka marrë notën më të lartë, 9,2, është Elhan Kastrati, portieri i Çitadelës në Serinë B. Falë pritjeve të tij, skuadra siguroi fitoren minimale 1-0 ndaj Alesandrias.

Në vendin e dytë është Nedim Bajrami, i cili këtë të hënë shënoi gol e dha asist në fitoren e Empolit ndaj Udinezes. Ndërsa pas krahëve të mesfushorit, në vendin e fundit në podium është një tjetër lojtar i Kombëtares, Enis Çokaj, i cili dha asist në barazimin 1-1 të Lokomotiv Zagreb.

Dejvi Bregu gjithashtu ka marrë një notë shumë të aletë për lojën dhe golin e tij me Boluspor, 8,1. Kurse ajo që bie në sy më shuam këtë javë është se në vendin e pestë me notën më të lartë të fundjavës është një futbollist i cili disa vite më parë refuzonte të luante për Shqipërinë e tashmë ëndërron të veshë fanellën e saj, mesfushori Elvis Kabashi, i cili në këtë edicion po luan me Komon në Serinë B

Related posts

PRITET TË DEBUTOJË ME “KOKËKUQEN” NË BOTËRORIN 2021/ Piloti Sainz: Nuk do të largohem duarbosh nga Ferrari

Delo.autor

SUPERIORJA E IZOLUAR NGA KORONAVIRUSI/ Tifozët e Tiranës “tallen” me rivalët: Ja distancimi social!

Delo.autor

E PAPRTUR/ INTERI bëhet gati për RIKTHIMIN e madh, braziliani: Jam shumë i lumtur për…

Isa.Autor

Leave a Comment