Futboll Premier League Sport

Manchester United “hap thesin”, Mourinho zbulon pesë prioritetet e merkatos

Sezoni i Manchester United është për t’u harruar dhe Jose Mourinho e di se ka gabuar me zgjedhjet e tij, jo vetëm në merkato. Asnjë titull i rëndësishëm për të disatin vit radhazi dhe tifozët e “Djajve të Kuq” janë velur me dështime. Trajneri portugez ka bërë një listë me pesë lojtarë që kërkon në merkaton e verës për të përforcuar skuadrën dhe sipas “Mirror” është takuar me Ed Woodward, nënkryetari ekzekutiv i United, të cilit ai kërkoi të plotësonte dëshirat e tij për të qenë kompetitiv edicionin e ri. Lista do të formohej nga qendërmbrojtësi Toby Alderweireld i Tottenham, për të përforcuar mbrojtjen, mesfushori i Shaktar, Fred, Jean Seri i Nice dhe Jorginho i Napolit, ndërkohë në repartin e sulmit synimi i portugezit është uellsiani Gareth Bale. Nënshkrimi me sulmuesin e Real Madridit do të ishte një nga operacionet e mëdha të verës.

Bale e ka thënë shpesh herë se është i lumtur në Madrid, megjithatë trajneri Zinedine Zidane nuk e ka parë si alternativë të parë për repartin e sulmit. Ai kërkon të luajë dhe në rast se francezi nuk ia siguron një vend titullarit me siguri ai do të largohet dhe United është gati t’i ofrojë një kontratë të majme. Real Madridi do ta lërë atë vetëm për një shumë prej rreth 100 milionë eurosh, praktikisht atë që është shpenzuar për lojtarin, kur ai nënshkroi me “Los Blancos” në verën e vitit 2013 kur erdhi nga Tottenham. Edhe pse dëmtimet nuk e kanë lënë të qetë, ku për pjesën më të madhe të sezonit Bale ka qenë në stol në javët e fundit është rikthyer në formën e tij më të mirë dhe kërkon një vend në formacion në finalen e Kievit kundër Liverpool-it. Deri më tani ai ka shënuar 16 gola në La Liga në 26 ndeshje, prej të cilave vetëm 20 si titullar.

Related posts

ANCELOTTI MERR HUMBJEN BEFASUESE/ Everton mundet në shtëpi nga ekipi që lufton për mbijetesë

Delo.autor

Fituan ndaj Izraelit/ HYSAJ tregon “bishën” e Kombëtares “kuqezi” (FOTO)

Isa.Autor

DUAN TITULLIN/ REALI kërkon me çdo kusht dy SUPER mesfushorë, ja emrat e tyre…

Isa.Autor

Leave a Comment