Sport Të tjera

E BUJSHME/ Ceremonia e hapjes e “Paris 2024” në lumin Sena dhe jo në stadium

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Paris 2024” do të prishin traditën dhe kanë vendosur të organizojnë ceremoninë e hapjes së Olimpiadës jo në stadiumin olimpik por në brigjet e lumit Sena. Ata parashikojnë deri në 600 mijë tifozë të pranishëm përgjatë dy brigjeve të lumit Sena përgjatë kohës që do të zgjasë ceremonia e hapjes dhe parakalimi i delegacioneve olimpike.

Më shumë se 160 anije me sportistë, trajnerë dhe drejtues do të lëvizin përgjatë lumit Sena me përfaqësuesit e mbi 200 shteteve pjesëmarrëse gjatë ceremonisë së hapjes. Ajo do të shtihet në një hapësirë prej 6km, nga ura e Austerlitz deri në urën e Iena. Kjo do të jetë hera e parë në histori që ceremonia e hapjes së një olimpiade verore zhvillohet jashtë një stadiumi.

Organizatorët shprehen se do të jetë një ceremoni spektakolare: “Olimpiada është një eksperiencë unike dhe duam që nejrëzit ta ndjejnë atë. Sportistët do të lëvizin përgjatë lumit dhe do të shohin Kullën Eifel, Katedralen Notre Dame, muzeun e Luvrit, poshtë disa urave etj. Do të jetë një ceremoni e hapur, popullore, ku kushdo mund të marrë pjesë, ndërkohë që do të montojmë 80 monitorë të mëdhenj”.

Related posts

SYNON TË “RINGJALLË” MILANIN NË SEZONIN E RI/ Ja katër elementë që i duhen trajnerit Giampaolo

Delo.autor

Këpucët e Salah iu bashkohen faraonëve të lashtë në Muzeun Britanik

Sadik.Autor

MILAN I PAPËRMBAJTSHËM/ Calhanoglu realizon nga pika e bardhë dhe ndëshkon Lazion (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment