Futboll Sport

SURPRIZA E SEZONIT PËRGATIT LAMTUMIRËN/ Menaxheri: I pëlqejnë Premier dhe La Liga, por…

Me 11 gola në 18 ndeshje është golashënuesi më i mirë i Ligue 1.

Një kampionat që Jonathan David duket se do ta lërë në fundin e sezonit, siç ka zbuluar menaxheri i tij për Radio Canada:

“Do të jetë sezoni i tij i fundit te Lille për arsye të ndryshme. Mendoj se Premier League është një mundësi e madhe, por i pëlqen edhe Spanja, sepse ka lojtarë shumë teknikë”, ka thënë Nick Mavramaras.

“Këto dy kampionate janë një përparësi për të, por asgjë nuk është e përjashtuar. Nuk dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë me PSG ose klubet e mëdha të Italisë. Është normale që të gjithë të jenë të interesuar për golashënuesin më të mirë të Ligue 1, por mund t’ju them se sot nuk ka asnjë ofertë zyrtare”.

Kontrata e sulmuesit kanadez me Lille skadon në vitin 2025.

Related posts

FITORJA NDAJ GJERMANISË PËR “EURO 2020″/ Mesfushori Pogba: Fitore e madhe për ne, pa shokët nuk vlej asgjë

Delo.autor

SPORTI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti kampion…

F.autor

“EL CLASICO”/ Interes maksimal, biletat avullojnë për një orë për Barcelona-Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment