Futboll Seria A Sport

“TEK MILAN PËRJETË”/ Ibrahimovic: Adrenalina më bën të qëndroj në këto nivele sepse…

Një javë më parë ka dalë në shitje libri i ri au tobiografik i Zlatan Ibrahimoviçit. Ai titullohet “Adrenalina” dhe ka qenë subjekt i intervistës që suedezi ka dhënë për “RAI 3”.

Po në jetë a e kërkoni adrenalinën?

Adrenalina më bën të qëndroj në këto nivele sepse është çelësi i gjithçkaje. Në vegjëli kam qenë shumë aktiv dhe as prindërit nuk më kontrollonin dot.

Nesër (sot) prisni Liverpulin. Keni ndonjë ritual fatsjellës?

Nuk u besoj këtyre gjërave. Jam më i fortë se aq. Ndeshja ka shumë rëndësi e duhet ta luajmë në maksimumin e energjive tona.

Djali juaj, Vinsenti, është i çmendur pas Gatuzos…

Po, edhe ai ka mendësinë e Rinos sepse kur i futet diçkaje e bën në 200 për qind.

Gjene të mira. Si ato të Paolos dhe Daniel Maldinit?

Diçka e rrallë që të luash me babain dhe të birin. Nëse më vazhdon adrenalina, mund të luaj edhe me nipin.

Në libër thoni se keni fituar shumë beteja…

Kam besuar gjithmonë te vetja edhe pse në Suedi kam pasur shumë njerëz kundër. Nuk jam ndier kurrë i mirëpritur atje e këtë mund t’jua pohojë edhe bashkëshortja ime. Dëshira më bëri të mos dorëzohesha.

E të mendosh që në fillimet tuaja keni qenë portier, apo jo?

Isha i detyruar sepse ai që kishim nuk ishte i aftë, ndaj m’u desh ta largoja dhe u futa vetë në portë (qesh…).

Mendimi juaj për Van Bastenin?

Më krijoi shumë telashe sepse kur mbërrita në Holandë, të gjithë më krahasonin me të. Nuk e pata të lehtë të respektoja pritshmëritë.

Murinjo apo Ançeloti?

Mou është një trajner i madh, por unë e konsideroj mik. Jam rritur shumë në fushë dhe jashtë saj falë tij. Edhe Ançeloti është fantastik. Kur u largua nga PSG-ja, i telefonova duke i folur me “ju”. Më qortoi. Sipas tij, ishim miq.

Keni pasur një idhull si Ronaldo “Fenomenin”?

Më i forti në absolut. Jam munduar ta imitoj, por ai çdo gjë e bënte shumë më shpejt.

Kontrata me Milanin ju skadon në qershor. Çfarë do të bëni?

Nuk më skadon kontrata. Dua të luaj sa më gjatë e do ta bëj për sa kohë të kem adrenalinë. Duke e komentuar i vëmë presion Milanit për rinovimin. Unë shpresoj të mbetem sa më gjatë kuqezi, mundësisht për të gjithë jetën. Kam ende objektiva për të arritur në karrierë.

Mos ndoshta keni frikë të tërhiqeni?

Nuk e di çfarë do të ketë pas futbollit, ndaj kam pak frikë. Të shohim. Unë dua të vazhdoj për të mos pasur pengje kur të largohem. Juve po e hetojnë përsëri… Nuk kam informacione e nuk dua të gjykoj askënd.

Materaci ju tregoi Champions-in pasi e akuzuat si “lojtar i pistë”.

Patëm një duel. Ai donte të ndërhynte e të njëjtën gjë doja edhe unë. Mund të thotë çfarë të dojë, por nga ai duel u ngrita unë, ndërsa ai jo.

Me Çalhan çfarë ndodhi?

Duhet ta falënderojmë për atë që i ka dhënë skuadrës dhe t’i urojmë më të mirat. Tingëllon keq ta thuash, por Çalha përfitoi nga një situatë tragjike. Eriksen pësoi një atak kardiak dhe Interit i duhej një lojtar në atë pozicion kështu që dera u hap. Para atij episodi nuk kishte asnjë ofertë për të nga Interi apo klube të tjera.

Kush do ta fitojë titullin?

Të shohim. Në Itali këto gjëra vendosen në shkurt ose mars, jo tani. Sidoqoftë, mes qëllimeve të mia është edhe titulli kampion me Milanin.

Related posts

STATISTIKAT/ Ylli Lukaku, në kërkim të podiumit të golave në Europë dhe titullit. Renditet mes bomberave

Delo.autor

“JAM KRENAR ME KËTA SHOKË”/ Granit Xhaka: Ishte e vështirë të luaja kundër kuqezinjve,por nëse…

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ Uniformat më të çuditshme që keni parë ndonjëherë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment