Futboll Premier League Sport

BELGU PO SHKËLQEN/ Lampard TALLET KEQ me Hazardin: Është një lojtar i mirë, por…

Ish-legjenda e Chelseat, tani trajner i ekipit Derby County, Frank Lampard, ka lavdëruar yllin e ekipit londinez, Eden Hazard, derisa ka bërë shaka duke thënë se ai frikësohet të përballet me ekipin e tij në Stamford Bridge. “Ai është një lojtar absolutisht i jashtëzakonshëm në futbollin botëror.

Unë mendoj se ai ka frikë të dalë kundër ekipit tim!”, u shpreh para ndeshjes Lampard. Hazard nuk do të paraqitet në këtë ndeshje si pasojë e lëndimit ndërsa Lampard ka pranuar se mungesa e tij është pozitive. Përballja mes ekipit të Maurizio Sarrit dhe Frank Lampard do të zhvillohet të mërkurën më 31 tetor me fillim nga ora 20:45, dhe zhvillohet në kuadër të Football League Cup.

Related posts

TITULLAR NDAJ VENEZIAS/ Asllani: Jam mësuar me kritika, me fat që kam një grup që më mbështet

F.autor

MERKATOJA E BUJSHME/ Derbi Milanez në sulm, gati ankandi 100 milionë euro për yllin e Lazios

Delo.autor

SUPERSFIDA ME REALIN/ Tifozët e ROMËS “pushtojnë” stadiumin “Bernabeu”

Isa.Autor

Leave a Comment