Futboll Sport

TRIUMFI NDAJ BESËS/ Nevil Dede: Ishte lojë burrërore, një fitore më se e merituar

Erzeni i tij është në vend të dytë dhe vazhdon të përndjekë hap pas hapi Bylisin, ndaj trajneri ka të drejtë që të krenohet me lojtarët. Nevil Dede u gëzohet pikëve të marra në Luz dhe e quan totalisht të merituar.

Gjatë deklaratës së dhënë për gazetën, ai nuk e mohon se kjo ka qenë një ndër ndeshjet më të forta që shijakasit kanë hasur deri në këtë fazë të kampionatit dhe evidenton se u zhvillua një lojë më shumë se burrërore.

“Ishte një ndër sfidat më të forta. U zhvillua një lojë burrërore dhe për shkak të terrenit të dyja ekipet më shumë u mbështetën te potenciali fizik. Një lojë e fortë që dëshmoi vlerat e dy ekipeve.

Erzeni u mundua të shfrytëzonte rastet e veta dhe shënuam. Më pas, kontrolluam lojën dhe morëm një fitore të merituar. Më shumë sesa për vete, këtë fitore ua dedikoj çunave të ekipit, që luajtën me shpirt”, përfundoi tekniku i shijakasve.

Related posts

ISH-TRAJNERI I “ZONJËS SË VJETËR”/ Capello nuk i kursen kritikat për Juventusin dhe Bonuccin

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Pas një asist nga Pogba, ylli Cavani ndëshkon Granada-n me një gol fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET PSG/ NEYMAR mendon LARGIMIN, dëshiron të rikthehet në SPANJË tek…

Isa.Autor

Leave a Comment