Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PLANI I MERKATOS/ Raiola: De Ligt te dy top klube, zëvendësuesi falas për Juventusin

Fjalët e Mino Raiola për ambiciet e Matthijs de Ligt – “ai është gati për një hap të ri, kështu mendon edhe ai” – janë guri klasik i hedhur në pishinën e merkatos nga prokurori italo-holandez. Një mesazh për të gjithë marinarët: si Juventusin, i cili ka kontratë me mbrojtësin 22-vjeçar deri në vitin 2024, ashtu edhe çdo blerës, të cilit i hapet dera gjerësisht.

Sigurisht, me kusht që ata të jenë të një niveli më të lartë se Juventusi aktual dhe të duan të kënaqin ish-kapitenin e Ajaxit me më shumë se 8 milionë euro në vit që ai merr bardhezi, si dhe duke paguar komisione te majme.

Se fjalët e Raiolës nuk u vlerësuan në shtëpinë e Juventusit, e dëshmon edhe përgjigja e drejtorit ekzekutiv të klubit torinez, Maurizio Arrivabene, para ndeshjes së fituar kundër Cagliarit: “Në ditët e sotme, lidhja me fanellën nga shumë lojtarë është në një formë më pak se lidhja me agjentet e tyre”.

Nga ana tjetër, toni i Max Allegrit ishte sarkastik kur u pyet për deklaratat e agjentit të De Ligt: “Raiola tha se duhet të bëjë një hap tjetër? Po, jam dakord: atë të shënimit të golave”.

Por ku mund të shkojë De Ligt verën e ardhshme? Destinacionet e mundshme janë dy, zbulon Repubblica: Bayern Munich ose Chelsea. Dy top klube europiane që plotësojnë në mënyrë perfekte kërkesat e mësipërme. Natyrisht, Juventusi do të duhet më pas të bindet me një ofertë të fortë për të privuar veten nga mbrojtësi mbi të cilin ka vënë bast për të mbledhur trashëgiminë e Bonucci dhe Chiellini: sipas portalit të specializuar Transfermarkt, vlerësimi aktual i tij është 70 milionë euro.

Por bujari Raiola do të donte t’i kënaqte të gjithë dhe për këtë arsye plani i tij përfshin edhe një zëvendësues për Juventusin: padyshim një njeri nga ekipi i tij, Alessio Romagnoli. 26-vjeçari do të mbërrinte pa asnjë kosto, duke qenë se kontrata e tij me Milanin skadon qershorin e ardhshëm. Le të themi ‘pothuajse’ falas, pasi ka gjithmonë nje detaj për të rregulluar: komisioni për Raiola….

Related posts

Bërja e shqiponjave nga Xhaka e Shaqiri, vjen reagimi i PAPRITUR nga Petkovic

Isa.Autor

“ZONJA E VJETËR” PA VIJA? Ja si tifozët e Juventusit shtangen nga uniformat për sezonin tjetër (FOTO)

Delo.autor

Sarri: Fillimi i sezonit do të jetë i vështirë për Chelsea

Sadik.Autor

Leave a Comment