Futboll Premier League Sport

ZBULON PIKËN E TIJ TË DOBËT/ De Bruyne: Është një histori aq e turpshme

Kur flitet për Kevin de Bruyne, flitet për një nga futbollistët më të fortë në botë, një që di të bëjë gjithçka në fushë. Megjithatë, jashtë fushës së lojës, De Bruyne ka një pikë të dobët: është shumë i turpshëm.

Aq i turpshëm, sa për pak ka humbur rastin të njohë atë që më pas do të bëhej gruaja e tij. Belgu ka rrëfyer për The Players’ Tribune se mesazhin e parë që ka marrë Michelle e ka dërguar një mik i tiji.

“Është një histori aq e turpshme që ngurroj t’jua them, por besoj se është e drejtë ta bëj. Ka nisur gjithçka me një mesazh në Twitter, në atë kohë kisha vetëm disa mijëra ndjekës sepse isha akoma i huazuar te Werder”, ka thënë De Bruyne.

“Kam shkruar diçka për një ndeshje dhe kjo vajzë e bukur më ka bërë like. Atëherë unë isha single dhe një mik i imi më ka thënë: ‘është një vajzë e bukur, duhet t’i dërgosh një mesazh’. Por unë i kam thënë: ‘Jo, jo, jo, unë nuk u pëlqej njerëzve, nuk më kuptojnë. As që do të më përgjigjet’”.

Megjithatë, De Bruyne nuk i kishte bërë llogaritë me mikun e tij, që e ka ndihmuar të kalojë pasiguritë.

“Ka marrë telefonin dhe ka shkruar një mesazh, ma ka treguar telefonin dhe më ka thënë: ‘atëherë, mund ta nis?’. Fatmirësisht e ka dërguar atë mesazh në vendin e tim dhe ajo është përgjigjur.

“Jemi njohur pak nga pak gjatë muajve. Ka qenë një gjë me të vërtetë e bukur, më ka ndryshuar jetën në shumë aspekte. Më ka ndihmuar të rritem në mënyra që nuk i kam thënë askujt. Të them të drejtën, nuk e di se çfarë do të bëja pa atë”.

Related posts

KËSHILLON TALENTIN E SERIE A/ Ish-sulmuesi i Interit: Të isha si ai nuk shkoja te Juventusi

Delo.autor

NBA/ Tjetër disfatë për skuadrën e Milwaukee, Toronto siguron “play off”-in

Delo.autor

Harry Kane dhe Immobile janë mbretërit e Evropës sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat

Q.Autor

Leave a Comment