Futboll Sport

ZYRTARE/ Shtyhet ndeshja Tottenham-Rennes për Conference League, ja shkaku…

Ndeshja e Ligës së Konferencave, Tottenham-Rennes

Tottenham Hotspur ka konfirmuar me anë të një komunikate për shtyp se ndeshja e tyre në Ligën e Konferencave në kuadër të Grupit G do të shtyhet.

“Ne mund të konfirmojmë që ndeshja e jonë në shtëpi në UEFA Konferencë Ligë në Grupin G kundër Stade Rennais nuk do të zhvillohet nesër (e enjte 9 dhjetor ora 21:00) për shkak të numrit të madh të rasteve pozitiv me Covid-19 në klub. Diskutimet po vazhdojnë me UEFAnë dhe ne do të tregojmë më shumë për këtë ndeshje më kohë”, thuhet në komunikatën e klubit londinez.

“Si shtesë, ne po diskutojmë edhe me Agjencinë e Sigurisë Shëndetësore (e njohur si instituti kombëtar i shëndetësisë në Angli) dhe këshilltarët e DCMS, ku klubi është këshilluar që të mbyllet zona e qendrës stërvitore për skuadrën e parë në këtë kohë, në interes të shëndetit dhe sigurisë së lojtarëve dhe stafit. Të gjitha zonat e tjera mbesin operacionale”. /GazetaExpress

Related posts

VIDEO e papublikuar më parë e tensionit në Beograd: Nëna e Andi Lilës e trembur dhe tensioni i gazetarëve

F.autor

LIVE/ Partizani-Kukësi, shtylla i mohon golin Melos. Tifozët e “Demave” dhurojn spektakël

Delo.autor

NGA LIVERPOOL TEK STEAUA BUCURESTI/ Njihuni me skuadrat me më shumë ndeshje pa humbje në Europë

Delo.autor

Leave a Comment