Sport Të tjera

FALSIFIKOI TESTIN E COVID-19/ Investigimi i “BBC” zbulon mashtrimin e Djokovic me PCR (DETAJET)

Nuk ka fund historia e Novak Djokovic në Australi, e cila çoi në dëbimin e tij nga vendi dhe mospjesëmarrjen e tij në Australian Open .Kete here BBC prezanton një studim që ngre dyshime në lidhje me testet e Noles dhe veçanërisht kur ai rezultoi pozitiv. E gjithë loja u zhvillua nga mesi deri në fund të dhjetorit. Tenisti i pavaksinuar pohoi pas presionit në Australi se ai doli pozitiv me koronavirus më 16 dhjetor.

Me pranimin e testit pozitiv dhe me të cilin Nole u përpoq të siguronte një përjashtim mjekësor dhe të luante pa u vaksinuar në Australi, lindi një problem i ri.

Serbi u shfaq të nesërmen pa maskë në një ngjarje publike me fëmijë, ndërsa duke qenë pozitiv, mirëpriti gazetarin e L’Equipe në objektin e tenisit në Beograd për të marrë çmimin e tij (sportisti më i mirë në vitin 2021, sipas gazetës franceze).

Pas gjithë kësaj, një tjetër test i Noles u publikua më 22 dhjetor 2022, për të cilin ai pretendoi se ishte negativ.

Këtu vjen hetimi i BBC për të vënë në dyshim saktësinë e këtyre rezultateve të raportuara nga Instituti Serb i Shëndetit Publik.

Të gjitha testet kanë një numër serial. Prandaj BBC tregon numrat dhe ngre pyetje. Numri i testit të datës 16 dhjetor është më i lartë se numri i testit të datës 22 dhjetor.

Konkretisht, testi i 16 dhjetorit ka një numër serial 7371999 , ndërsa numri i testit të 22 dhjetorit është 7320919. Nëse të dhënat konfirmohen, BBC thekson se rezultati i supozuar pozitiv i Gjokoviqit do të kishte ndodhur nga 25 deri më 28 dhjetor. dhe jo me 16 te te njejtit muaj!

Bbc

Natyrisht testet janë dorëzuar në laboratorë të ndryshëm për t’u analizuar dhe ka mundësi që laboratorët të përdorin kode të ndryshme. Kjo mund të shpjegojë pse testi i parë ka një numër më të madh se i dyti.

Related posts

TRAJNERI NUK E DO NË SEZONIN E RI/ “Fantazisti” Ozil nuk pranon të largohet, ja shkaku befasues

Delo.autor

Chelsea “zbras xhepin” për Icardin: 35 milionë euro plus Morata

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Skënderbeu bën goditjen e madhe, “rrëmben” sulmuesin që priste Vllaznia

Delo.autor

Leave a Comment