Futboll Sport

MIQËSORJA ME ITALINË/ Trajneri Alban Bushi grumbullon dy futbollistë të rinj

Pas ndeshjes për kualifikueset e Kampionatit Europian, përfaqësuesja e Shpresave do të përballet të martën me U-21 e Italisë. Prej tre ditësh ekipi i drejtuar nga trajneri Alban Bushi ndodhet në Itali, ku po përgatitet ndeshjen miqësore kundër Shpresave të vendit fqinj. Ashtu si kombëtarja jonë, edhe Italia vjen në këtë përballje pas një humbje me rezultatin 3-0 ndaj Sllovakisë. Ndërkohë për përfaqësuesen tonë kjo do të jetë një sfidë testuese, ndërkohë trajneri Alban Bushi ka thirrur dhe dy futbollistë të rinj për këtë sfidë.

Ata janë Kastrijot Ndau në pozicionin e mesfushorit, që luan për Zyrihun dhe sulmuesi Albion Ademi që luan për Inter Turku. Ndërkohë qendërmbrojtësi i U-21 të Italisë, Filippo Romanga ka folur për mediat italiane përpara sfidës me Shqipërinë. Ai është shprehur se në këtë ndeshje Shpresat e Italisë do të kërojnë fitore.  “Ne kemi analizuar humbjen e së enjtes së kaluar, kemi bërë disa gabime që çuan në një performancë të keqe dhe një rezultat të keq.

Por ne jemi të gatshëm për të ndryshuar. Ne duam të japim një sinjal të fortë se ne jemi të vetëdijshëm se nuk jemi skuadra e ndeshjes së fundit. Duhet t`a nisim nga rreshtimi në fushë. Me trajnerin kemi analizuar gjithçka. Të gjithë jemi të vendosur të  ndryshojmë”-është shprehur ish-mbrojtësi i Juventusit, që tashmë luan me Cagliarin.

Related posts

ECURIA NEGATIVE NË KAMPIONAT/ Gafa foshnjarake, mbrojtja e Barcelonës tradhton Koeman

Delo.autor

Salah: Gjithmonë e kam dashur Liverpoolin

Q.Autor

E BUJMSHME/ Mourinho dënohet me 12 muaj burg, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment