Futboll Sport

FORMACIONET E MUNDSHME/ Kumbulla pritet titullar, Juventusi rigjen Kielinin

Nëse sheh renditjen dhe kupton vësh tirësitë që kanë shfaqur këto dy skuadra deri tani, e vetmja gjë që të vjen në mendje në pritje të duelit të sotëm, në orën 18:30, është një: Roma dhe Juventusi janë të dënuara që të fitojnë.

Në “Olimpiko” do të përplasen dy skuadra që sivjet kanë hequr dorë me kohë prej titullit kampion, por tashmë u ka mbetur që të ndjekin vetëm atë objektiv minimal pa të cilin fjala faliment do të ishte idealja në fund të sezonit aktual.

ROMA – Skuadra e Zhoze Murinjos vjen nga një shuplakë shumë e rëndë në “San Siro” kundër Milanit, ku përveç disfatës 4-1 pa që të copëtohej edhe nga dy kartonë të kuq në mbrojtje, Karsdorf dhe Mançini. Këto dy mungesa do të peshojnë shumë në pritje të Juventusit në kryeqytet, ndaj “Special One” do t’i kërkojë “ndihmë” shqiptarit Marash Kumbulla.

21-vjeçari do të jetë ai që do të marrë vendin e Mançinit në qendër të mbrojtjes, të bëjë një provë perfekte për veten për të bindur më shumë edhe Murinjon, por mbi të gjitha të mbulojë edhe ndonjë defekt të Ibanjezit, i cili dënoi skuadrën e tij rëndë kundër Milanit.

Në të njëjtën kohë, Roma do të ketë një ndihmë më shumë, duke qenë se blerja e re, mesfushori Maitland-Nails do të jetë në dispozicion, ndonëse pritet që ta nisë nga stoli me Juven.

Juventus – Nga ana tjetër, trajneri Masimiliano Alegri merr lajme të mira nga infermieria. Kapiteni Xhorxho Kielini ka lënë pas krahëve COVID-in, pas dy tamponëve negativë të ditës së djeshme i është bashkuar menjëherë skuadrës në grup.

Duke parë që Bonuçi pritet që të mos rrezikohet as kundër Romës dhe provën aspak pozitive të Ruganit ndaj Napolit, “King Kongu” ndonëse vetëm me dy ditë stërvitje pritet nga minuta e parë përkrah De Ligtit në qendër të prapavijës.

Dy lajme të tjera pozitive janë edhe rikuperimet e mbrojtësit të majtë Pelegrini e sulmuesit Kaio Zhorzh, ndonëse dilema më e madhe lidhet me Paulo Dibalën. Argjentinasi sipas Alegrit nuk është ende në formën optimale, por duke parë rrezikshmërinë e pakët që ofroi sulmi ndaj Napolit, ndoshta Dibala duhet rrezikuar në “Olimpiko” nga minuta e parë.

Related posts

NISI INTERESIMI 4 MUAJ PARA/ “Dardanët” mezi presin sfidën me Anglinë, ja numri i biletave

Delo.autor

LUFTËTARI-TIRANA/ Të dyja skuadrat kanë si objektiv mbijetesën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

INCIDENTI PAS KONFERENCËS/ Edy Rejan se mbajnë këmbët, rrëzohet keqazi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment