Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Spikat Manchester City-PSG, Milani luan shansin e fundit. Ja sfidat që luhen sot…

Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare për futbollin europian pasi Liga e Kampionëve rezervon plot 8 përballje.

Sytë do të jenë nga Grupi A, ku gjigantët e Mançester Sitit presin në shtëpi PSG-në, për një beteje që pritet të rezervojë spektakël. Po në këtë grup, Lajpcigu do të jetë udhëtuese në Belgjikë aty ku do të përballet me Klub Bryzhin.

Në Grupin B, Milani ka shansin e fundit për të shpresuar zgjatjen e aventurës në Europë, me kuqezinjtë që do të luajnë në shtëpinë e Atletiko Madridit. Një sfidë mjaft e vështirë për skuadrën e Piolit që vjen me një sërë mungesash dhe një humbje me poker në kampionat ndaj Fiorentinës. Po në këtë grup, Liverpuli pret në shtëpi Porton.

Në Grupin C, Borusia e Dortmundit luan në transfertë ndaj Sporting Lisbonës, ndërsa Ajaksi do të udhëtojë drejt Turqisë për tu përballur me Beshiktashin.

Në Grupin D, Interi i ka vetë në dorë fatet e kualifikimit në raundin tjetër. Zikaltrit presin në shtëpi Shaktarin e De Zerbit që pritet t’i hapë mjaft punë Inzagit. Po në këtë grup, Reali do të kërkoj hakmarrjen ndaj Sherif Tiraspolit, pas asaj humbje turpëruese në Santiago Bernabeu disa javë më parë.

CHAMPIONS- SFIDAT QË LUHEN SOT

GRUPI A

Mançester Siti-PSG
Klub Bryzh-Lajpcig

GRUPI B

Atletiko Madrid-Milan
Liverpul Porto

GRUPI C

Beshiktash-Ajaks
Sporting Lisbonë-Borusia Dortmund

GRUPI D

Inter-Shaktar Donjetks
Sherif Tiraspol-Real Madrid

Related posts

Ylli i Gjermanisë kaloi vizitat mjekësore te Barça, e ktheu mbrapsht Luis Enrique

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Bleu më të mirët në treg, PSG “kampione” e… minutave të fundit

Delo.autor

HUMBI DJALIN/ Tifozët e Liverpool injoruan rivalitetin dhe nderuan Ronaldon me gjestin fenomenal (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment