Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Hysaj mund të ndërrojë skuadër pas vetëm 6 muajsh te Lazio

Elseid Hysaj ka pak muaj pjesë e Lacios, por mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare mund t’i japë lamtumirën bardhekaltërve që në merkaton e janarit. Shkak është bërë një ofertë e papritur nga një skuadër e cila e ka kërkuar disa herë në të kaluarën, Atletiko Madrid.

Kjo e fundit sapo i ka shitur për rreth 15 milionë euro Kieran Tripier skuadrës së Njukasëllit dhe Diego Simeone është në kërkim të një lojtari i cili të luajë në krahun e djathtë të prapavijës. Fakti që Hysaj mund të luajë edhe në të majtën e ka bërë atë shpesh një nga alternativat e preferuara të Simeones.

“Tuttomercatoweb” ka mësuar se pas shitjes së Tripier, ka pasur kontakte mes përfaqësuesve të Atletikos dhe drejtuesve të klubit bardhekaltër. Përfitimi i një shifre të lartë nga një lojtar i afruar me parametër zero, nuk do ta bënte të mendohej gjatë presidentin e lacialëve, Klaudio Lotito. Ndaj nëse Hysaj ëndërron një eksperiencë në Spanjë, ky duket si momenti i duhur

Related posts

DËSHPËRIM DHE NDJESË/ Humbja ndaj Juventusit, ja pakti i Hysajt me shokët e ekipit

Delo.autor

REFUZIMI I APELIT TË SKËNDERBEUT NGA CAS/ UEFA reagon: Mirëpresim vendimin…

Delo.autor

HUMBËN SUPERKUPËN/ Casemiro gjen FAJTORIN: “Ta harrojmë Ronaldon”

Isa.Autor

Leave a Comment