Bundesliga Futboll Sport

COMAN RINOVON DERI MË` 2027/ Salihamidzic: Tashmë ka bërë histori, e pret një epokë me Bayernin

Hasan Salihamidžić, drejtori sportiv i Bayern Munich, komentoi me gëzim rinovimin e kontratës së Kingsley Coman, të cilën e nënshkroi deri në vitin 2027: “Ne jemi shumë të lumtur që Kingsley Coman ka nënshkruar një kontratë afatgjatë. Ai i është bashkuar Bayernit në vitin 2015, ishte një nga talentet më të mëdhenj sulmues të Evropës.

Ai është bërë një lojtar i klasit botëror në gjashtë vitet e gjysmë të fundit. Me golin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve 2020, ai tashmë ka bërë histori. Tani ka mundësinë e madhe për t’u formësuar si një epokë.

Me cilësinë e tij si asistues dhe finalizues, Coman është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e ekipit tonë. Synimi ynë është që Bayerni të ketë lojtarët më të mirë evropianë në vitet në vijim. Me zgjatjen e kontratës së Kingsley, Joshua Kimmich dhe Leon Goretzka kemi hedhur një themel të fortë për këtë”.

Bayern Munich ia ka zgjatur kontratën Kingsley Coman deri në vitin 2027. Këtë e ka bërë të ditur klubi gjerman në kanalet zyrtare. Pas nënshkrimit, francezi tha: “Jam shumë i lumtur, sepse Bayerni është një nga klubet më të mira në botë dhe e di që kemi ende shumë mundësi dhe qëllime të mëdha për të arritur.

Unë jam në këtë klub që nga viti 2015, më duket si një familje e madhe. Gjithçka është perfekte këtu. Vitet e mia më të mira si futbollist janë ende përpara, jam i lumtur t’i kaloj te Bayerni. Qëllimi im më i madh është të fitojë përsëri Champions League”.

Related posts

BROJA, “ÇELSI” PËR TË SJELLË OSIMHEN/ Blutë e Londrës po mendojnë të përdorin sulmuesin 20-vjeçar

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Arsenal-Burnley. Rezultati 2-1

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Zhgënjen Shkëndija e Gjokës, mposhten nga Riga në ndeshjen e parë

Delo.autor

Leave a Comment