Futboll Seria A Sport

COVID-19/ Tre “të karantinuar” në fushë ndaj Juventusit, ja çfarë rrezikon Napoli

Napoli ka vendosur që të sfidojë autoritetet shëndetësore dhe në ndeshjen ndaj Juventusit ka aktivizuar tre lojtarë për të cilët ishe dhënë urdhër që të qëndronin në karantinë: Zielinski, Rrahmani dhe Lobotka.

Të tre ishin ndaluar pasi ishin cilësuar kontakte të ngushta me persona që kishin rezultuar pozitivë, ndërsa nuk kishin marrë dozën e tretë të vaksinës, pasi nga ajo e dyta kishin kaluar të paktën 120 ditë. Kjo quhet karantina e mesme në Itali dhe është vendosur më 30 dhjetor.

Por Napoli ka kontaktuar me avokatët dhe ka qenë i bindur që për futbollin është ende në fuqi deri më datë 10. Karantina  e lehtë që u përdor që nga qershori 2020 dhe që u mundëson sportistëve rrugëtimin shtëpi-punë, që do të thotë të stërviten dhe luajnë për sa kohë nuk janë pozitivë.

Por çfarë mund të ndodhë me këtë vendim të Napolit kundër autoriteteve shëndetësore? Në aspektin sportiv praktikisht asgjë, pasi rezultati në fushën e lojës nuk ndryshon e as vlefshmëria  e ndeshjes nuk vihet në diskutim.

Vetëm klubi mund të përballet me masë administrative, ashtu si edhe vetë lojtarët, gjoba të cilat lehtësisht mund të paguhen nga një skuadër si Napoli.

Related posts

SHKËLQYEN NË KAMPIONATIN KROAT/ Dy lojtarët e Kombëtares bëhen pjesë e formacionit të…

Delo.autor

Më i nënvlerësuari në botë, 5 statistikat që tregojnë se Firminho është jetik për skuadrën

Sadik.Autor

Wenger i befason të gjithë pas humbjes në finale të Kupës

Q.Autor

Leave a Comment