Futboll Seria A Sport

TASHMË ËSHTË ZYRTARE/ Futbollisti i Interit transferohet te skuadra tjetër e Serisë A, ja emri dhe detajet…

Tashmë është zyrtare, Stefano Sensi do të vijojë karrierën te Sampdoria në formë huazimi nga klubi i Interit.

Për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme që e shoqëruan së fundmi, hapësirat e Sensit te zikaltërit ishin të pakta, teksa mesfushori italian do të kërkojë qe nëpërmjet huazimit te Sampdoria të rifitojë formën e tij më të mirë.

26-vjeçari ka regjistruar vetëm 12 paraqitje këtë sezon nën urdhrat e Simone Inzagit dhe tani te Sampdoria pritet të ketë më shumë minuta.

Siç shihet në uebsajtin e Lega Serie A, Sampdoria ka depozituar zyrtarisht kontratën e Sensit, duke arritur kështu marrëveshjen përfundimtare me Interin për huazimin e mesfushorit. Në orët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi në faqet zyrtare të klubeve.

Related posts

E OFENDUAN SE I KISHTE KRAHËT E SHKURTRA/ Portieri i kombëtares së Anglisë përfshihet në një sherr masiv

Delo.autor

(FOTO) Formacioni i javës në Serie A. Mbizotërojnë Napoli e Milan, surprizon Benevento

Q.Autor

LIVE/ Kukësi – Kastrioti: Reagojnë krutanët, Shehu nuk shënon përballë Frashërit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment