Futboll Sport

“DEBUTOI ME LEGJENDËN”/ Zbulimin e Panuçit e prezantojnë te klubi i ri në Hungari si lojtar të Kombëtares

Kamer Qaka nuk ka vonuar shumë që të nisë një aventurë të re, pasi u largua pak ditë më parë nga Shkëndija e Tetovës. Mesfushori i cili u afrua në radhët e përfaqësues shqiptare nga Kristian Panuçi, pa lënë shumë shenjë, ka nisur sot një aventurë të re me klubin e Mezokovesd-Zsori.

Klubi hungarez e ka prezantuar Qakën si kontingjent të kombëtare shqiptare të futbollit, duke kujtuar pikërisht Panuçin që e afroi në radhët e ekipit . “Me të rriturit, ai është pjesë e ekipit kombëtar të Shqipërisë për të cilin ka luajtur deri tani katër ndeshje. Është interesante se ai ka bërë debutimin e tij me ekipin kombëtar shqiptar nën drejtimin e futbollistit legjendar të kombëtares italiane, Kristian Panuçi”, shkruhej në njoftimin e klubit.

Sigurisht, klubi nuk përmendte në njoftimin për tifozët se kjo periudhë i përkiste vitit 2018 dhe që nga qershori i atij viti, ai nuk kishte veshur më fanellën e ekipit kombëtar dhe as nuk ishte ftuar të bëhej pjesë e saj

Related posts

VAZHDON SERINË E FITOREVE RADHAZI/ Milan mposht Benevento-n dhe rimerr kreun e Serisë A me 10 lojtarë

Delo.autor

MILANI fërkon duart/ Jack Wilshere nuk RINOVON, largohet zyrtarisaht nga Arsenali

Sadik.Autor

Capello: Ronaldo, lojtari më i mirë që kam stërvitur

Q.Autor

Leave a Comment