Futboll Seria A Sport

“DO TË MBETENI NJËRI PREJ NESH”/ Mikpritje e ngrohtë e Mourinhos në Milano nga ana e tifozëve të…

Tekniku portugez i Romës, Zhoze Murinjo, është kthyer në Milano në prag të sfidës së ekipit të tij kundër Milanit. Ajo që u vu re ishte mikpritja e ngrohtë nga ana e tifozëve të Interit drejt portugezit.

Pas largimit nga Interi, Murinjo ka marrë drejtimin e pesë ekipeve të tjera, por tifozët zikaltër nuk e kanë harruar atë që portugezi ka bërë për ta në sezonin 2009-10. Tekniku i Romës u fotografua me disa tifozë të Interit, ndërkohë që këta të fundit i kishin bërë një dhuratë.

“Për zotin Zhoze Murinjo. Karriera juaj profesionale do ju çoj kudo, por ju jeni dhe do të mbeteni njëri prej nesh” shkruhej në një pllakë e cila i’u dorëzua Murinjos nga tifozët. Pak më parë, në prag të sfidës së sotme, portugezi ishte shprehur se kurrë nuk do të drejtonte Milanin dhe Lacion, për rrespekt të dy klubeve që ka drejtuar në Itali.

Related posts

STATISTIKAT/ Milan shpëton nga varësia ndaj Ibrahimovic, Pioli ka grupin e tij të golave

Delo.autor

BARAZIM NË FRYMËN E FUNDIT/ Milan e kthen tabelë qitje Veronan dhe ndajnë pikët në “San Siro”

Delo.autor

SULMUESI GNABRY POZITIV ME COVID-19/ Bayern-Atletico Madrid mund të anulohet, UEFA në ankth

Delo.autor

Leave a Comment