Moto GP Sport

Përmbytet pista e Silverstone, gara e Moto GP në rrezik për t’u zhvilluar (DETAJE)

Gara e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Moto GP, që do të zhvillohet sot në pistën e Silverstone, rrezikon të moz zhvillohet. Shiu i dendur që ka nisur që në orët e para të mëngjesit e ka bërë të pamundur zhvillimin normal të garës. Për momentin organizatorët e kanë shtyrë fillimin e saj, pa dhënë një orë të saktë se kur do të zhvillohet ajo. Madje ka gjasa që kjo garë të mos zhvillohet fare, pasi shtyrja e saj ditën e hënë nuk konsiderohet si opsion.

Pilotët dolën rregullisht në pistë për të nisur garën në orën 12:30 (ora e re e nisjes së garës vendosur të shtunën nga organizatorët) kur koha ishte me re. Por shiu i rrëmbyeshëm që nisi në ato çaste detyroi organizatorët që ta shtynin garën, shi që në fakt pat nisur më herët, por kishte pushuar më pas. Makina e sigurisë ka zbritur disa herë në pistë, por shiu që bie është i rrëmbyeshëm dhe pista nuk është e sigurt për pilotët, që vazhdojnë të qëndrojnë në bokse.

Organizatorët kanë bërë me dije se po presin përmirësimin e kushteve atmosferike dhe më pas do të vendosin për nisjen e garës, e cila është ende në dyshim për t’u zhvilluar. Në dyshim janë edhe garat e kategorive Moto 2 dhe Moto 3, të cilat do të zhvillohen pas garës së Moto GP.

Related posts

Serbët bëhen bashkë me rusët në sfidën ndaj Zvicrës (FOTO)

Sadik.Autor

Pas eliminimit nga Botërori, futbollisti aksidenton me makinë një person për vdekje

Sadik.Autor

“ÇMENDURIA” VJEN NGA AUSTRALIA/ Tenisti godet babain me raketë, e ëma mundohet ta qetësojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment