Futboll Seria A Sport

“DUHET TË JAPË MË SHUMË”/ Tifozët e Romës, të ndarë për Mourinho: Ai nuk mund të bëjë mrekulli…

Një humbje e tillë është e vështirë për t’u tretur për tifozët, që shijuan një fitore drithëruese kundër Juventusit deri në minutën e 70-të, pastaj panë të zhbëhej si kështjellë rëre skuadra e tyre e zemrës, duke e mbyllur në disavantazh 4-3.

Pra, për shtatë minuta ishte errësirë ​​totale për ta. Roma humbi ndeshjen e nëntë në Serie A dje, të dhjetën e sezonit, duke marrë parasysh edhe 6-1 kundër Bodo-Glimt. Vendi i shtatë në kampionat, nëntë pikë larg vendit të katërt dhe tifozët verdhekuq janë të ndarë për punën e Mourinhos.

“Special One” përfundoi në mënyrë të pashmangshme në mesin e kritikëve, së bashku me ekipin. Për disa prej tifozëve, trajneri nuk po arrin të ndërtojë një Romë konkurruese dhe humori i keq në punën e portugezit rrjedh mes mediave sociale dhe radios: 9 humbje nga 21 ndeshje.

Një tjetër trajner do të ishte shkarkuar tashmë”, “Duhej marrë trajner italian, ky emër duhej për të ndezur tifozët. Fatkeqësisht, këto janë rezultatet”,”Lojtarë të papërshtatshëm, por nuk më duket se Mourinho po bën ndryshimin e madh”.

Portugezi është tmerrësisht i ngjashëm me Herrera e Romës në vitet ’70. “Unë ende mendoj se për një ekip të këtij niveli duhet një trajner si Juric, si Gotti. Mou është më shumë për një klub të madh”, – shkruan një tifoz tjetër.

Kritika, por edhe shumë mbështetje për portugezin. Pjesa tjetër e tifozëve i jep besim atij, i detyruar të punojë me lojtarë jo në ambiciet e Mourinho: “Ky ka qenë gjithmonë problemi i madh i Romës, lojtarë pa personalitet dhe mentalitet fituesi”, “Nëse Mou ia arrin ta ndryshojë kursin do të jetë trajneri më i madh. Askush nuk do ta harrojë atë, kam besim”,”Ju duhen lojtarë të vërtetë për të fituar, pikë”.

Por, nëse Roma pëson 3 gola në 7 minuta, a është faji i Mourinhos?! Pavarësisht ndarjes së tifozëve në këtë vlerësim, trajneri bëhet “kokë turku”. Për pasojë, Mourinho nuk mund të amnistohet në një ecuri të tillë negative, s’mund të justifikohet me fatin e keq që pësoi 3 gola në 7 minuta lojë ndaj Juventusit”.

Related posts

De Biasi arrin marrëveshjen me SPAL, po diskutohen detajet

Q.Autor

KUPA E BOTËS/ Balerinat ndjekin ndeshjen me 1 celular, ja VIDEO që u bë virale

Sadik.Autor

Zbulohen fanellat e reja të Bayern Munich për sezonin 2018/19 (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment