Futboll Seria A Sport

“DUHET TË PËRMIRËSOHEMI NË KËTË ASPEKT”/ De Shiljo presion Interit: Me këtë forcë grupi, ju mundim

Sfida Roma-Juventus na ofroi çdo gjë që mund t’i kërkohet një ndeshjeje futbolli, por mbi të gjitha ofroi heroin që askush nuk e priste. Matia de Shiljo ishte autori i golit që vulosi përmbysjen bardhezi në “Olimpiko” dhe e shndërroi në protagonist, një rol atipik ky për mbrojtësin.

“Në përqafimet që shikoni në fushë është lumturia e një fitoreje shumë të rëndësishme për të gjithë ne, mbi të gjitha për mënyrën si shkoi ndeshja në pjesën e dytë. Treguam që ne kemi karakter dhe e nxjerrim në pah në çdo moment vështirësie. Duhet t’i gëzohemi momentit, por të kthehemi me këmbë në tokë për ndeshjen e rëndësishme që kemi pas tri ditësh”.

Me këto fjalë e ka nisur deklaratën e tij pas ndeshjen italiani, që më pas, përveçse analizoi episodet, nuk harroi të “kërcënonte” Interin, me të cilin do të përballen në finalen e Superkupës të mërkurën.

PARAQITJA – “Grupi kishte shumë nevojë për këtë fitore dhe gjithë ajo që treguam do të jetë arma jonë shtesë që do të na shërbejë për të ecur përpara dhe për të arritur rivalët tanë. Na mungoi përqendrimi sepse nuk mund të pësojmë dy gola menjëherë me nisjen e pjesës së dytë, prandaj duhet të përmirësohemi në këtë aspekt.

Mund të them se jemi zgjuar në golin e 3-2, ashtu si ndodhi në pjesën e parë me golin e barazimit. Prej aty nisëm të luanim. Jam i lumtur që goli im na shërbeu për të marrë tri pikët”.

INTERI – “Zikaltrit janë kundërshtar shumë i fortë, ashtu si dhe Roma, prandaj për t’u përballur me ta do të na duhet një paraqitje si ajo e tre golave të fundit.

Do të jetë në lojë një trofe i rëndësishëm, trofeu i parë i sezonit që është objektiv për ne. Kemi mungesa të caktuara, por ne kemi treguar që jemi grup i bashkuar dhe do të bëjmë maksimumin për të ndihmuar njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë ia dalim edhe me Interin”.

Related posts

GOLASHËNUESI MË I MIRË NË LA LIGA/ Ja stadiumet ku Messi dështoi të shënojë…

Isa.Autor

LIVE/ Finalja Tottenham-Liverpool, Klopp nis të lëvizë. Menjëherë dy zëvendësime

Delo.autor

BARCELONA-RAYO VALLECANO/ “Miqtë” kalojnë në epërsi, shënon De Tomas

Delo.autor

Leave a Comment