Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA MBETET MISTER/ Pogba e ka vendosur, garë me tre protagonistë për francezin

Pol Pogba nuk do të vazhdojë karrierën e tij me Mançester Junajtid pas këtij sezoni. Mesfushori francez nuk dëshiron të jetë më pjesë e “djajve të kuq” dhe këtë ia ka vërë të qartë klubit, duke bërë të pavlefshme çdo lloj oferte për rinovimin.

Kështu, lojtari i ka hapur dyert ofertave të mundshme në merkato, edhe pse qartësisht për të duket se do të ketë një garë treshe mes skuadrave që duan të sigurojnë shërbimet e tij. “The Mirror” bën të ditur se janë Real Madrid, Juventus dhe PSG tre ekipet të cilat janë të gatshme të nisin bisedimet dhe plotësojnë kërkesat e tij ekonomike, ashtu si edhe të Mino Raiolës.

Reali është një ëndërr e vjetër e Pogba, i cili e di që Ançeloti e pëlqen shumë. Njëkohësisht, PSG do t’i jepte mundësinë të bëhej hero “në shtëpi”, edhe pse tifozët e PSG nuk e duan lojtarin. Ndërsa te Juventusi do të kthehej në skuadrën ku mori famë dhe tregoi aftësitë e tij më të mira. Këto janë tre ekipet ku është përqendruar edhe vetë francezi dhe te një prej tyre do të jetë vijimi i karrierës pasi ta mbyllë me Mançester Junajtid në verë.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Teuta në “Loro Boriçi”. Rezultati 1-1

Delo.autor

“DASHURI NË SHKRETËTIRË”/ Lando Norris prezanton të dashurën e tij nga Dubai

Delo.autor

Sergio Busquets tregon nëse Messi do të transferohet në Premierligë

Q.Autor

Leave a Comment