Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Nuk dëshironte të vaksinohej, Granit Xhaka është përsëri pozitiv me COVID-19

Granit Xhaka është pozitiv ndaj COVID-19…. përsëri. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Arsenalit, duke konfirmuar infektimin për herë të dytë brenda pak muajsh të mesfushorit i cili mori famë të padëshiruar në Angli për faktin se nuk ishte i vaksinuar në fillimin e këtij sezoni.

Klubi i Arsenalit konfirmoi se ai nuk do të ishte pjesë e skuadrës që do të luante në Kupën FA ndaj Notingem Forest pasi testi i fundit që u ishte bërë pjesëtarëve të ekipit, kishte shfaqur atë pozitiv. Për 29-vjeçarin ishte hera e dytë, pas infektimit në muajin shtator, ku ai u desh të humbte sfidën kualifikuese të Botërorit ndaj Italisë.

Asokohe, futbollisti nuk ishte i vaksinuar dhe në Angli, por edhe në Zvicër, kjo u bë një çështje e madhe. Nuk dihet nëse Xhaka ka ndryshuar mendje dhe tashmë është i vaksinuar kundër COVID apo jo.

Related posts

E KËRKON TRANJERI QË E BËRI TË FAMSHËM/ Gjithçka në lojë për Marash Kumbullën

Delo.autor

PLAS TE LACIO/ Igli Tare bën sherr me Perucin, ish-portieri kërcënon me largim

Delo.autor

Granit Xhaka “BOMBARDON” Serbinë me një SUPER GOL (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment