Bundesliga Futboll Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Haaland kërkon Spanjën, Dortmund ka gati pagën “faraonike”

Sulmuesi i Dortmund, Erling Haland, është futbollisti që po kërkohet më me ngulm nga klubet më të mëdha në Europë këtë merkato. Por duket se gjermanët nuk duan ta humbasin kaq shpejtë 21-vjeçarin dhe janë gati t’i rinovojnë kontratën dhe për të paktën një vit më shumë.

Sipas L’Equipe, sulmuesi norvegjez do të përfitojë 16 milion euro neto në sezon plus bonuset. Shuma që do të kërkojë ekipi i Dortmund për të lënë të lirë lojtarin do të jetë 75 milionë euro, me mendimin se kjo ofertë do ta mbajë djaloshin në Gjermani për të paktën dhe një sezon.

Por nga ana tjetër, Haland është i qartë në atë çfarë ka kërkuar. Lojtari dëshiron të largohet këtë verë me destinacion Spanjën.  Kjo gjë do ta bëjë më të vështirë mundimin e Dortmund për të arritur një akord me sulmuesin.

Related posts

PARA DHE LUKS/ Mayweather BLEN një shtëpi “PËRRALLORE” që do e donit të gjithë

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ Konspiracion mes klubesh në Londër, Chelsea synon trajnerin Pochettino

Sadik.Autor

Barça, Busquets i përgjigjet deklaratës së tmerrshme të Andre Gomes

Q.Autor

Leave a Comment