Futboll Sport

ZYRTARE/ Sokol Cikalleshi rikthehet në Turqi, firmos në Ligën e Parë

Sokol Cikalleshi është sulmuesi i ri i Adanaspor në Ligën e Parë të Turqisë. Pas disa muajve me Tractor në Iran, kavajasi është rikthyer në Turqi, aty ku ka kaluar vite të arta në karrierën e tij.

“Sokol Cikalleshi do të vijë të premten në Stamboll dhe do të nënshkruajë kontratën zyrtare pasi të kalojë kontrollin shëndetësor”, shkruhet në njoftimin e klubit turk. 34-vjeçari pak kohë më parë u tërhoq nga Kombëtarja me 59 paraqitje dhe 13 gola.

Gjatë karrierës së tij Cikalleshi ka mbajtur veshur fanellat e Besës, Skënderbeut, Tiranës, Incheon, Kukësit, RNK Split, Basaksehir, Osmanlispor, Goztepe, Akhirsarspor, Konyaspor, Al-Khaleej dhe Tractor.

Related posts

“ISHIM SI NJË BOKSIER I DEHUR” Solskjaer i kthehet turpërimit me Liverpool: Paraqitje e papranueshme

Delo.autor

Lukaku nuk ndalet, shënon sërish kundër Panamasë (VIDEO)

Sadik.Autor

Perisic: Po të mos isha bërë futbollist, sot do të isha…

Delo.autor

Leave a Comment