Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ 3 gola në 16 ndeshje, futbollisti shqiptar drejt transferimit në Serinë A

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat spanjolle. E ardhmja e futbollistit me origjinë shqiptare, Enis Bardhi, dukët larg La Ligës.

Sipas “Superdeporti.es”, 26-vjeçari, mund të largohet nga Levante, për t’u transferuar në kampionatin italian. Torino dhe Milan mbeten 2 opsionet ku Bardhi mund të vazhdojë të ardhmen e tij.

Shqiptari, i cili aktivizohet me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, është një ndër lojtarët më të spikatur te Levante, teksa kontrata e tij përfundon në fund të këtij sezoni.

Ka edhe skuadra angleze të interesuara për Bardhin. Një ndër to është edhe Fulhemi që militon në Championship. Shqiptari i Maqedonisë së Veriut ka tri gola e dy asistime në 16 paraqitje në edicionin aktual.

Related posts

NUK KA SHËNUAR ENDE/ S’mjaftojnë 30 milionë euro, zbulohet klauzola speciale e CR7

Isa.Autor

FLAMURI SHQIPTAR PËR HERË TË PARË NË PODIUMIN E BOTRORIT TË SKIVE/ Lara Colturi: Më erdhi të qaja, s’e prisja vendin e dytë

F.autor

“PUSHTON” MEDIAT BOTËRORE/ Tifozi rrëfen: Nga Liverpooli në Madrid, jo për 800 stërlina

Delo.autor

Leave a Comment