Futboll La Liga Sport

NUK NDALEN PROBLEMET/ Lajm i keq për Xavin, të paktën dy muaj të tjerë pa numrin 10 në skuadër

Eliminimi nga Kupa e Mbretit nuk ka qenë lajmi i vetëm i keq për Barcelonën. Disfata në shtesa ndaj Atletik Bilbaos, prodhoi edhe një dëmtim të një prej elementëve shumë të rëndësishëm të ekipit, sulmuesit Ansu Fati.

Lojtari, të cilit i është besuar fanella me numrin 10 pas largimit të Mesit, sapo ishte kthyer nga dëmtimi dhe pak nga pak po kthehej në formën e tij më të mirë. Por mbrëmë, ai pësoi një tjetër shqetësim muskulor dhe doli në lot nga fusha e lojës në pjesën e dytë të ndeshjes.

Testimet kanë konfirmuar se ai ka një tjetër dëmtim në tendinën e kofshës së majtë dhe kështu, do të duhet të vendosë nëse do t’i nënshtrohet operacionit apo terapive. Në të dy rastet, parashikohet që ndalesa e tij e radhës të zgjatë të paktën dy muaj. Kështu, Çavi nuk do të ketë në dispozicion një nga elementët më të rëndësishëm në fazën ofensive, një goditje e rëndë për planet e tij duke parë edhe situatën e të pakënaqurve Dembele dhe Depaj.

Related posts

MANCHESTER CITY NË DORË DY “MISTER 400″/ Kryeson në Premier me pikë të plota, ja si ndjehet Guardiola

Delo.autor

REZULTATE NEGATIVE/ Tifozët dalin kundër Juventus, i kërkojnë Allegrit të ulë në stol titullarin e ekipit

Delo.autor

PAS NJË ASISTI MAGJIK TË ALLI/ Harry Kane realizon golin numër 200 për klubin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment