Futboll Sport

E KËRKON ISH TRANJERI I TIJ/ Klubi i Serisë A në ndjekje të Nedim Bajramit

Nedim Bajrami është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Empolit, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet këtë sezon ku me golat edhe asistet e tij i ka dhuruar pikë me vlera ekipit toskan.

Sipas asaj që raporton “SKY Sport” Alesandro Dionisi, ish-trajneri i Empolit, aktualisht me Sasuolon po e ndjek me mjaft interes trekuartistin e Kombëtares shqiptare për ta afruar në merkaton e janarit.

Gjithsesi ekipi toskan nuk dëshiron të privohet nga 22-vjeçari shqiptar i cili konsiderohet një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës.

Bajrami në këtë sezon me Empolin është aktivizuar në total në 17 ndeshje nga ku ka realizuar 4 gola dhe ka dhuruar dhe 3 asist.

Related posts

QETSOHET GATTUZO/ Vjen LAJMI I MIRË para përballjes me Juventusin

Isa.Autor

Mijëra qytetar me lotë në sy, përcillet për në banesën e fundit legjenda Fadil Vokrri

Sadik.Autor

Marcelo dhuron spektakël në stërvitjen e Brazilit, prekje “magjike” nga mbrojtësi

Isa.Autor

Leave a Comment