Futboll La Liga Sport

“EL CLASICO”/ Interes maksimal, biletat avullojnë për një orë për Barcelona-Real Madrid

Federata Spanjolle e Futbollit ka bërë me dije se të gjitha biletat për takimin e parë gjysmëfinal në Superkupën e Spanjës mes Barcelonës dhe Realit të Madridit janë shitur të gjitha.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet nesër në orën 20:00 në stadium “King Fahd” në Riad të Arabisë Saudite dhe në shitje kanë qenë 30 mijë bileta, të cilat janë shitur të gjitha.

Sipas njoftimit të Federatës Spanjolle, të 30 mijë biletat janë shitur në harkun e një ore, çka tregon se interesi në Arabi për “Klasiken” e futbollit spanjoll është shumë i madh.

Sipas mediave spanjolle, për shkak të pandemisë, Arabia Saudite ka lejuar që vetëm 30 mijë tifozë ta ndjekin takimin në stadium.

Related posts

E PABESUESHME NË SUPERIORE/ Lorenc Vila rihap sfidën ndaj “Ballshiotëve” me një super gol (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI I SKIVE NË AUSTRI/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën

F.autor

ZYRTARE/ Fanellë me numrin “10”, Milani prezanton ish-fantazistin e Realit të Madridit

Delo.autor

Leave a Comment