Futboll Sport

BARAZUAN NDAJ ELÇES/ Ançeloti: Ishte ndeshje e humbur, Benzema…

Trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, ka analizuar takimin e djeshëm kundër Elçes, në të cilin skuadra e tij nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2. Madje, Reali ka rrezikuar humbjen, por ka qenë Militao në fund që i ka dhënë një pikë. Italiani i stolit të Madridit ka folur edhe për dëmtimin e Benzemasë, duke shpresuar në lajme të mira nga infermieria.

 

NDESHJA – “Në pjesën e parë na kanë shënuar me një gjuajtje në portë. Në golin e dytë të tyre duhet të ishim më kompaktë. Mendoj se detajet na kanë kushtuar dy pikë në këtë takim.

Nuk jemi të kënaqur natyrisht, por duhet të analizojmë me hollësi këtë barazim, sepse tani nis periudha më e rëndësishme e sezonit. Kjo ndeshje ishte e humbur.

Kemi shpërdoruar raste pa fund dhe zakonisht ndodh që këto ndeshje i humb. Por, falë këmbënguljes së lojtarëve, ia kemi dalë të marrim një pikë”.

VUAJTJET ME TË VOGLAT – “Ndodh edhe kështu. Shumë gjëra varen dhe nga karakteristikat e lojtarëve që kemi në sulm. Me largimin e Benzemasë nuk kishim një pykë në zonë. Jo më kot golin e dytë e shënoi Militao, gjuajtësi më i mirë me kokë që kemi në ekip”.

BENZEMA – “Do të presim ditët në vazhdim për të kuptuar më mirë se për çfarë bëhet fjalë. Nga pamja e parë nuk më duket një problem si ai në San Sebastian. Shpresoj ta kemi të gatshëm në vazhdim, por të presim”.

SEVILJA – “Duke e ditur që Sevilja kishte barazuar, shpresoja të kishim krijuar një shkëputje më të madhe. Por, siç u ndalën ata, u ndalëm dhe ne. Kjo tregon se Liga është shumë konkurruese”.

Related posts

PRANË SHKARKIMIT/ Gattuso: Më duket e padobishme që të rrezikojmë me…

Isa.Autor

KËSHILLON YLLIN BRAZILIAN/ Marquinhos: Ja çfarë duhet të bëjë për të qëndruar në majë

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Laçi, Shtubina kalon laçianët në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment