Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Wolff: Ja çfarë kërkon Hamilton që të rikthehet në pistë

Mercedes nuk e ka fshehur kurrë zhgënjimin e saj pas humbjes së titullit kampion për pilotë në garën e fundit të botërorit 2021 në Formula 1. Situata e ndërlikuar bëri që Lewis Hamilton të jetë në një periudhe reflektimi nëse do të rikthehet në pistë apo jo, teksa ende nuk dihet e ardhmja e 7 herë kampionit të botës.

“Zhgënjimi për atë garë është ende i madh. Si Lewis ashtu edhe ne jemi të zhgënjyer nga ajo që ndodhi në pstë. Do të duhet kohë për të harruar atë që ndodhi në Abu Dhabi, madje nuk do ta kapërdijmë atë zhgënjim. Sidomos Lewis, që evuan më shumë nga të gjithë”, tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.

“Ajo që ndodhi në xhiron e fundit vuri në dyshim madhështinë e Hamilton. Ai e përgëzoi Max për fitoren e garës dhe të titullit. Gjithsesi, ai kërkon një garanci për t’u rikthyer në pistë, që kompeticioni të jetë i ndershëm. Dhe ne do t’ia japim atë që ai dëshiron, për ta patur sërish mes nesh”, tha Wolff.

Related posts

ZYRTARE/ Ishte një titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit, portieri Zogovic firmos me Vllazninë

Delo.autor

E BUJSHME/ Barcelona merr dëmshpërblim, dëmtimi i Dembele i kushton 20 mijë euro në ditë FIFA-s

Delo.autor

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ HUNGARISË/ Dembele mbyll “EURO 2020”, Barcelona merr miliona euro nga FIFA

Delo.autor

Leave a Comment