Futboll Sport

HAZARD DREJT MILANIT/ Ançeloti asist për drejtuesit kuqezi

Është kohë merkatoje dhe Paolo Maldini nuk rri duarkryq. Këtë herë drejtori kuqezi po mundohet të shfrytëzojë një “asist” të Karlo Ançelotit. Sipas “fichajes.net” aksi Madrid-Milano po nxehet për shkak të Eden Hazardit. 30-vjeçari u ble dy vite më parë për 160 milionë euro, por nuk ia shpërbleu kurrë investimin Realit.

Tashmë, klubi nga kryeqyteti spanjoll mendon ta shesë belgun, madje duke i vënë edhe një çmim tepër të ulët prej 50 milionë eurosh. Teksa Ançeloti nuk e sheh të dobishëm, Milani po mendon ta huazojë me të drejtë blerjeje në verë.

Kushti kryesor është që fantazisti të pranojë të përgjysmojë rrogën dhe të vihet në provë për të siguruar transferimin te “Djalli” ku që nga sezoni 2022- ’23 duhet të arkëtojë rreth 7 milionë euro në vit.

Teksa oferta kuqezi mund të mbërrijë në Madrid së shpejti, Hazard duhet të shqyrtojë edhe propozimet e tjera që i kanë ardhur nga Uest Hemi, Njukasëlli apo Borusia e Dortmundit ku e pret vëllai Torgan.

NË MBROJTJE – Përpara mësymjes për mesfushorin e “Los Blancos”, Maldini do të mundohet të bëjë edhe goditjen për përforcimin në mbrojtje, aq të nevojshëm për ekonominë e kampionatit.

Emrat janë të shumtë, që nga Abdu Dialo i PSG-së që mund të luajë në qendër e në të majtë e deri te Loik Bade të cilin kuqezinjtë e kanë monitoruar në të kaluarën. Nsoki i Bryzhit është një profil që pëlqehet, teksa mësohet se janë refuzuar propozimet për huazim që Çelsi ka bërë për Sarrin dhe Barça për Umtitin.

Në këto kushte, në krye të listës së dëshirave qëndron Sven Botmani i Lilës, por vlerësimi prej 30 milionë eurosh frenon disi manovrën.

Sipas “Sportmediaset” janë vlerësuar, por pa shumë entuziazëm, Senezi i Fejnordit dhe Ahmdohoxhiç i Malmos. Praktikisht në balotazh për vendimin final është Botman dhe Beçir Omeragiç.

Ende nuk ka mbushur 20 vjeç, por zvicerani me origjinë boshnjake është një nga veteranët e Zyrihut ku ka grumbulluar mbi 70 prezenca, ndër të cilat 66 si titullar, pa harruar faktin që prej disa muajsh është pjesë e kombëtares helvete.

Related posts

VIDEO/ Nga Dinamo Zagreb te Sportingu i Lisbonës, ja katër ndeshjet që fundosën Skënderbeun

Sadik.Autor

Montella bëhet me skuadër të re, trajner i Sevillas

Q.Autor

LEGJENDA SUEDEZE/ Ibrahimovic: Messi gjithmonë garon kundër Perezit, jo për…

Isa.Autor

Leave a Comment