Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Befason Ferrari, dominon provat e lira në Holandë. Probleme për Hamilton

Dy makinat Ferrari kanë dominuar provat e lira të zhvilluara sot në pistën e Zandvoort, të vlefshme për Çmimin e Madh të Holandës në Formula 1. Charles Leclerc ishte më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’10”902.

Në vendin e dytë u klasifikua shoku i tij i skuadrës, Carlos Sainz, ndërsa i treti Esteban Ocon me Alpine. Vetëm i pesti Max Verstappen me Red Bull, që garon para fansave të tij.

Probleme pati sot Lewis Hamilton, që në sesionin e dytë u detyrua të “hapë krahun”, pasi kishte probleme me makinën e tij. Ndërsa në sesionin e parë ai ishte më i shpejti. Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare.

Related posts

SHUMË EKIPE E DUAN NË SKUADËR/ Klubi anglez sulm të fortë për Rashicën, shqiptari i pavendosur

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester United-Arsenal, mbyllet pjesa e parë. Rezultati 1-0

Delo.autor

Ringritja e Argjentinës fillon nga ICARDI, por MESSI duhet të ndërrojë “marsh”

Isa.Autor

Leave a Comment