Futboll Seria A Sport

HUMBJA NË FINALEN E SUPERKUPËS SË ITALISË/ Bonucci përgëzon Interin: Ne luftuam, por nuk mjaftoi

Ai ishte gati të futej në fushë për të gjuajtur një nga penalltitë, por Leonardo Bonuccit iu mohua mundësia për të shënuar nga pika e bardhë. Në fund të kohës shtesë ishte Alexis Sanchez, ai që vulosi rezultatin 2-1, me Superkupën e Italisë 2021 që shkoi te zikaltrit. Kamerat e kanë portretizuar atë në një sherr me një zyrtar të Interit.

Më pas, Bonucci postoi një mesazh në rrjetet sociale për humbjen e Juventusit. “Ne luftuam, por nuk mjaftoi. Urime Interit! Të shtunën kemi një ndeshje tjetër dhe do të jetë e nevojshme të fitojmë për të vazhduar ndjekjen e objektivit. Forca Juve!”

Related posts

JANË TË DETYRUAR TË LUAJNË 2 NDESHJE NË 48 ORË/ Liverpool gjen zgjidhjen e çuditshme, ja vendimi që merr

Delo.autor

TRONDITET EKIPI KRYEQYTETAS/ Sërish probleme për Romën, dëmtohet “motori” i mesfushës

Isa.Autor

Bacca: Milan po “ha bukë” falë historisë

Q.Autor

Leave a Comment