Futboll Sport

E BUJSHME/ PSG ka gati 75 milionë euro për një SUPER TALENT 22-vjeçar

Paris Saint-Germain është nën hetim nga UEFA, që ka dyshime në lidhje me të ardhurat e klubit francez nga reklamat. Të ardhura këto që janë dy ose tri herë më të larta në krahasim me klubet e tjerë. Drejtuesit e organit që drejton futbollin europian pritet të marrin një vendim në ditët e ardhshme. Ky vendim mund të ketë pasoja për të ardhmen e kampionëve në fuqi të Francës, në rast se do të ishte negativ.

Gjithsesi, drejtuesit e PSG-së kanë bërë të ditur se nga ana e tyre nuk ka patur asnjë shkelje dhe, për rrjedhojë, nuk do të ketë asnjë ndëshkim. Kështu, pavarësisht kësaj situata, “Les Parisiennes” po planifikojnë të shpenzojnë 75 milionë euro në merkato për të përforcuar skuadrën e Thomas Tuchel.

Në fakt, siç ka bërë të ditur “France Football”, PSG nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ylli i ri i Borussia Dortmund, Julian Weigl, dhe janë gati t’i paraqesin gjermanëve një ofertë që do të ishte e vështirë të refuzohej. Pavarësisht moshës së re (22 vjeç), ai ka luajtur 126 ndeshje në total me verdhezinjtë dhe ka shënuar 2 gola.

Related posts

NBA/ Sezon i mallkuar për Golden State, ylli i ekipit thyen dorën

Delo.autor

U LARGUA NGA TIRANA/ Sulmuesi Kale ngacmon Torassën për pozën: Kjo është më e mira… (FOTO)

Delo.autor

DITA E TOPIT TË ARTË/ Të gjitha rrugët sot të çojnë te Modric!

Isa.Autor

Leave a Comment