Futboll Seria A Sport

“I MUNGON EKUILIBRI EDUKATIV”/ Cobolli Gigli shuan ëndrrat e tifozëve dhe kritikon yllin e Juventus

Giovanni Cobolli Gigli, ish-president i Juventus-it, nuk është i kënaqur me bardhezinjtë.

“Shpresoj akoma te vendi i katërt, por ekipet e tjera mbeten larg. Morata? Një djalë i mirë, por ka shumë ulje dhe ngritje”, ka thënë Gigli për 1 Football Club.

“Nuk besoj se Juventus do të bëjë merkato, nuk ka para. Më duket e vështirë që Juventus të bëjë më shumë se një blerje”.

Për rinovimin e Dybala – “Argjentinasi nuk po kalon një moment të mirë në aspektin fizik. Në të kaluarën i është dhënë kohë për të rikuperuar. Unë, si tifoz, do ta doja që të rinovonte sepse besoj se mund të japë akoma shumë. Si ‘president’ do t’i bëja vetes disa pyetje”.

Për Kean – “Besoj se e ka lënë pak veten pas dore. I mungon pak ekuilibri edukativ që një lojtar i madh duhet të ketë”.

Related posts

POLEMIKAT PËR DY PENALLTI TË MOHURA/ “Shpërthejnë” mediat italiane: Duhej dhënë njëra prej tyre (VIDEO)

Delo.autor

KATASTROFË PËR PSG-NË PAS TRIUMFIT/ Ja sa do të mungojë Mbappe

Delo.autor

Egjipti nuk ka vetëm Salah, portieri i “faraonëve” do vendosë një rekord historik në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment