Futboll Premier League Sport

“KEMI NJË SKUADËR TË MADHE”/ Rangnick nuk do t’ia dijë: Kjo është një situatë normale

Ralph Rangnick nuk tërhiqet mbrapa.

Në orët e kaluara është folur për një pakënaqësi të madhe mes lojtarëve të Manchester United kundrejt stilit të lojës së trajnerit të ri.

“Kemi një skuadër të madhe. Nëse ke kaq shumë lojtarë është normale që disa të mos luajnë ose të mos grumbullohen”, ka thënë Rangnick në prag të ndeshjes së Kupës së Anglisë kundër Aston Villa-s.

“Është normale që ata të mos jenë të kënaqur me situatën. Kemi edhe lojtarë që kanë kontrata drejt skadencës në verë dhe ndoshta edhe një ose dy që duan të largohen edhe pse kanë një kontratë.

“Mund t’u kërkoj lojtarëve që të përballen me këtë situatë në mënyrë profesionale dhe nga ajo që po shikoj po e bëjnë. Nëse do ta kuptoja se nuk është kështu, atëherë do t’u drejtohem direkt lojtarëve”.

Related posts

Goli që shënoi Rusia është shoqëruar me një gjest nga Vladimir Putin

Sadik.Autor

SKANDAL NË SUPERIORE/ Ja momenti kur degjeneron sherri në ndeshjen Bylis-Laçi, priten dënime të ashpra (VIDEO)

Delo.autor

LIVERPOOL UA LËSHOI FRONIN/ Klopp “thumbon”: Bayern Munich pati fat, e ndihmoi kalendari

Delo.autor

Leave a Comment